“Lufta kundër padrejtësisë” – Fushata e UNICEF-it me rastin e Ditës botërore të fëmijëve

Bota edhe më tej është vend i padrejtë për të jetuar për fëmijët më të varfër dhe me më pak të drejta edhe krahas përparimit të madh të arritur pas miratimit të Konventës për të drejtat e fëmijëve në vitin 1989. Në mesin e tyre ka fëmijë të cilët janë nga amvisëritë më të varfëra, fëmijë me pengesa dhe fëmijë refugjatë dhe emigrantë.

Këtë e thekson Raporti global “Mundësi e drejtë për çdo fëmijë”, mepublikimin e të cilit sot, përputhet edhe fillimi i fushatës së Fondit të KB-së për fëmijë – UNICEF në nivel botëror të titulluar “Lufta kundrë padrejtësisë”. Siç kumtoi Zyra e UNICEF-it në Shkup, qëllimi i fushatës është të nxitet veprimi për fëmijëpt më të ndjeshëm në botë. Në nivel global në fushatë do të kyçet një ekip impresiv i ambasadorëve të vullnetit të mirë të UNICEF-it të cilët do ta ngrisin zërin e tyre ose do t’i aktivizojnë rrjetet e tyre në emdiumet sociale për të nxitur veprim përfëmijët më të ndjeshëm në botë.

“Fëmijët refugjatë dhe emigrantë janë ndër fëmijët me më së paku të drejta. Ata janë të përfshirë nga kriza të cilën ata nuk e kanë shkaktuar. Shumica e tyre ikin nga konfliktet e dhunshme, dëbimi dhe varfërimi i vendeve të tyre të lindjes. Ata, fillimisht duhet t’i shikojmë si fëmijë, t’i mbështesim dhe mbrojtmë”, thotë Bertran Demulen, përfaqësues i UNICEF-it.

Njëherit, ceket edhe se dukshëm po rritet numri i fëmijëve dhe grave të cilët lëvizin dhe kalojnë nëpër Maqedoni. Në qershor, pati nga një fëmijë në dhjetë refugjatë apo emigrantë të cilët ishin të regjistruar në Gjevgjeli. Deri në muajin nëntor, pati nga një fëmijë në tre refugjatë apo emigrantë. Rreth 13.000 fëmijë që udhëtojnë pa prindërit e tyre janë regjistruar në Gjevgjeli në pesë muajt e fundit.

“Në momente kur vendi është i kapluar me këtë krizë, nuk guxojmë të harrojmëp padrejtësinë me të cilën përballen fëmijët me pengesa në vend. Tek ta, ka shumë gjasa të jenë të diksriminuar dhe të përjashtuar nga arsimi dhe nga fushë-lojat në të cilat luajnë fëmijët e tjerë, thjeshtë sepse shoqëria së pari i sheh pengesat e tyre, e jo aftësinë”, qëndron në kumtesë.

UNICEF-i dhe partnerët lokal do të kyçen në fushatën globale “Lufta kundër padrejtësisë” në mënyrë që të nxiten aktivitetet në nivel lokal për ndryshim të mënyrës në të cilën shoqëria sheh ndaj fëmijëve me pengesa dhe si vepron me ta.

Fushata do të fokusohet në qëndrimet jo të drejta të cilat pamundësojnë që fëmijët me pengesa ta marrin vendin i cili u tkaon në shoqëri. Më shumë informata për këtë fushatë paralajmërohen gjatë ditëve në vijim.

Sipas raportit global, rreth 14 milionë fëmijë dhe adoleshentë në Siri, irak dhe Afganistan përballen me luftën, konfliktet dhe padrejtësitë çdoditë, ndërkaq me atë ndizet kriza momentale e refugjatëve dhe emigrantëve në Evropë. UNICEF-i thotë se mënyra e vetme në të cilën këta fëmijë të cilët janë në lëvizje ddo t’u jepet mundësi e drejtë në jetë dhe zgjidhje urgjente politike e konflikteve në vendet e tyre dhe mbështetje humanitare në rajon.

Për fëmijët, të cilët ikin nga disparitetet dhe padrejtësitë në Ballkan apo në pjesë të Afrikës dhe Azisë jugore, kyçe është të ndërpritet rrethi magjik ndërmjet gjeneratave të varfërisë dhe padrejtësisë përmes kahëzimit të resurseve ku ato janë më se të nevojshme – investim në shoqëritë më të varfëra. /MIA

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button