Gazetarja e CNN pezullohet për shkak të një mesazhi në median sociale

Televizioni amerikan CNN ka pezulluar për dy javë gazetaren e cila publikoi në median sociale mesazhin “Statuja e Lirisë uli kokën në vuajtje”, pasi Kuvendi i Përfaqësuesve të SHBA-së pati miratuar projektligjin i cili përfshin nene që vështirësojnë pranimin e refugjatëve sirianë dhe irakianë në vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në median amerikane pas pranimit të projektliigjit gazetarja e CNN, Elise Labott në llogarinë e saj në Twiter shkroi mesazhin “Kuvendi miratoi projektligjin i cili kufizon refugjatët sirianë. Statuja e Lirisë ka ulur kokën në vuajtje”.

Mesazhi i Labott u përhap në një kohë të shkurtër nga qindra persona. Pas kësaj një nga drejtuesit e CNN tha për shtypin se drejtuesit e kanalit kanë pezulluar për dy javë Labott. Ndërsa televizioni CNN ende nuk ka bërë ndonjë deklaratë institucionale.

Labott për shkak të mesazhit është pritur me reagime se ka kritikuar republikanët dhe se ka qenë e paanshme, por edhe shumë persona të tjerë kanë mbështetur gazetaren e CNN.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button