El Clasico me formacionet e zgjedhura nga tifozët

Real Madridi dhe Barcelona me rivalitetin, kualitetin e lojës dhe strategjinë mediatike i kanë siguruar kësaj përballje epitetin e “të padiskutueshmes”. Akoma më emocinale këtë përballje e bën edhe politika, pasi Katalonia është duke kërkuar më me ngulm se kurrë pavarësinë nga Spanja, transmeton Klan Kosova. Dhe megjithëse edicionet e fundit rivaliteti është ulur paksa, krahasuar me epokën kur Jose Mourinho drejtonte Los Blancos, ai ende mbetet në nivele të larta. Tifozët nga ana e tyre gjithherë janë të zjarrtë, si në Santiago Bernabeu, ashtu edhe në Camp Nou – si për të treguar që edhe ata janë në garë me njëri-tjetrin.

Përballja e parë e këtij edicioni, ajo e së shtunës mbrëma, gjen skuadrat në nivele të ndryshme. Real Madridi megjithëse është treguar jashtëzakonisht i mirë si në mbrojtje ashtu edhe në sulm, nuk ka treguar potencë në ndeshje të mëdha. Strategjia e Rafa Benitezit nuk pëlqehet nga tifozët, por as nga vet lojtarët.

Cristiano Ronaldo ka dështuar të tundë rrjetën në shtatë ndeshje të këtij edicioni, ndërsa Bale, James e Benzema kanë qenë jashtë fushave për një kohë shkaku i lëndimeve. Megjithatë, strategu spanjoll pritet t’i ketë të gjithë në dispozicion për ndeshjen e madhe.

Nga ana tjetër, Barcelona ka treguar vazhdimësi përgjatë gjithë këtij edicioni. Blaugranat, megjithëse pa katër herë fituesin e Topit të Artë, Lionel Messi, kanë arritur të ngjiten në krye të tabelës.

Neymar dhe Luis Suarez kanë shkëlqyer duke e bartur mbi supe përgjegjësinë për ta shtyrë skuadrën përpara. Me të gjitha këto të njohura, fansat kanë zgjedhur formacionet me të cilat duan që skuadrat respektive të dalin në fushën e Santiago Bernabeut të shtunën mbrëma.

Real Madridi: Navas, Danilo, Varane, Ramos, Marcelo, Kroos, Modric, James, Benzema, Bale dhe Ronaldo

Barcelona: Bravo, Alves, Pique, Mascherano, Alba, Busquets, Iniesta, Rakitic, Messi, Neymar dhe Suarez

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button