Zviceranët tallen me shqiptarët

Të gjitha kombëtaret e kualifikuara për në “Francë 2016” janë në pritje të shortit të 12 dhjetorit, në Paris, për të mësuar kundërshtarët e vet në grupe. 4 vazot me nga 6 skuadra janë bërë publike tashmë, ku Shqipëria figuron e parafundit, në vazon e fundit.

Lojtarë e trajnerë, që do të jenë në “Euro 2016”, kanë nisur të shpalosin edhe preferencat e tyre në lidhje me kundërshtarët, teksa spikat se Zvicra, gati në union, kërkon kuqezinjtë e De Biazit, duke i konsideruar si më të lehtët e mundshëm, shkruan Telesport duke u bazuar në shkrimin e gaztës “Blic”.

Fabian Sharr e konsideron Shqipërinë qesharake në “Euro 2016”

Gazeta helvete, “Blick”, ka bërë të njëjtën pyetje për disa nga lojtarët e kombëtares zvicerane, e cila përbëhet edhe nga disa shqiptarë (Shaqiri, Behrami, T.Xhaka, Xhemaili, Kasami, Mehmedi), duke kërkuar të dijë se cilat skuadra finaliste do të preferonin në grup, si produkt i shortit të 12 dhjetorit.

Fabian Schar, lojtar i kësaj kombëtareje, kërkon kuqezinjtë tanë, duke thënë se “Shqipëria do të jetë qesharake”. Një paragjykim ofendues, ç’është e vërteta, duke ditur se kjo mund të shkaktojë njëfarë reaksioni te “pjesa e luanit” e kombëtares ku luan, e cila përbëhet nga shqiptarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button