Ndërron jetë një i burgosur në burgun e Idrizovës, shkak moskujdesi!

54 vjeçari i burgosur Pero Suleski vdiq mbrëmë në burg, dëshmojnë të burgosurit në burgun e Idrizovës, derisa drejtori i burgut Zhivko Pejkovski thotë se i ndjeri kishte ndërruar jetë në Klinikë ku ishte dërguar për trajtim mjekësor, njofton tv Telma.

Të burgosurit që u lajmëruan në tv Telma, dëshmuan se të ndjerit nuk i ishte dhënë trajtim adekuat mjekësor, pasi kishte pasur sulm në tru, transmeton Telegrafi.

Sipas tyre, gjatë ditës së djeshme, i ndjeri tre herë kishte pasur sulm në tru, por nuk pranoi terapinë e nevojshme, kurse në fund vet të burgosurit e kishin parë të vdekur në qeli.

Drejtori i burgut të Idrizovës, Zhivko Pejkovski thotë se kjo nuk është e vërtetë dhe se të ndjerit i ishte dhënë ndihmë e duhur mjekësore brenda ditës.

I ndjeri gjatë muajit gusht kishte pasur sulm në tru dhe disa javë kishte qenë i shtrirë në spital. Kufoma është dërguar për obduksion, kurse policia ka kryer ekspertizë brenda ambienteve të burgut dhe në klinikën ku dhe ndërroi jetë i burgosuri.

Pero Suleski ishte nga Struga dhe deri tani kishte vuajtur 6 vite burgim nga gjithsej 10 vite i dënuar për vrasjen e bashkëshortes së tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button