Kaosi në trafik, përditshmëri në Çair

Komuna e Çairit është një ndër vendet më të frekuentuara në qytetin e Shkupit, ndërsa në të mbizotëron një kaos i vërtetë në trafik. Por, duket se ky kaos ekziston vetëm në këtë pjesë të qytetit, të banuar kryesisht me shqiptarë. Vetëm pak kilometra larg Çairit, konkretisht në lagjen Debar Maallo, e cila po ashtu është shumë e frekuentuar, për shkak të vendosjes së rregullave më të reja, në atë pjesë nuk ekziston kaosi i Çairit, njofton TV Shenja.

Qytetarët e Komunës së Çairit, shprehen të shqetësuar nga kaosi në trafik, ata nuk ndjehen të sigurt qoftë si këmbësorë, e qoftë edhe si vozitës. Ata mendojnë se, për dallim nga lagjet e banuara me maqedonas, në Çair  ka mungesë të shenjave të komunikacionit, hapësira për parkim, si dhe kërkojnë  të bëhet zgjerim i rrugëve, pasi, siç thonë ata, tani është rritur numri i veturave në qytet dhe hapësirat e tanishme rrugore, janë të pamjaftueshme për lëvizje të lirshme në komunikacion, gjë që paraqet kërcënim për jetët e qytetarëve.

Komuna Qendër ditë më parë vendosi që ta kufizojë në 30 kilometra në orë shpejtësinë e vozitjes maksimale në Lagjen Debar Maallo. Arsyeja për këtë janë aksidentet rrugore që kohës së fundit morën jetët e shumë njerëzve. Megjithatë, në komunën e Çairit, akoma nuk është vendosur një rregull i tillë, edhe pas aksidenteve të shumta që kanë tronditur qytetarët e këtij rrethi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button