Islami i keqkuptuar

Gjatë historisë njerëzore religjioni në shumë raste është abuzuar me çka është keqkuptuar rëndësia e tij. Disa ate e përdorën për nënshtrim, disa e shfrytëzuan si mjet demonstrim të fuqisë dhe dominimit mbi të tjerët, disa për ushtrim presioni, disa në emër të tij nisen luftëra. Edhe sot në emër të religjionit bëhen padrejtësi të mëdha. Bota është e ndarë në tabore. Shqetësuese është fakti i trajtimit të Islamit në këtë kohë. Mendimtar dhe politikan të shumtë janë të ngurt në paraqitjen e tyre për sa i përket filozofis Islame.

Vështrimi i tyre për besimin Islam kalon çdo kufi, paraqitje hileqare të mbështetura vetëm në perceptimin e tyre të verbër. Dhe ky është problem modern, që shumë nga ne mund të pyesim për shkakun. Kuptohet edhe këtë nuk mund të trajtojm ndryshe nga mentaliteti historik. Pas 11 shtatorit, bota është bë më e pasigurt dhe më ndarëse, ngjarja shkaktoi mospajtime dhe reagime të ashpëra midis njerëzve. Rrënimi i monumenteve të Budës në Afganistan nga ana e Talibanëve ishte fillimi i kësaj euforie antireligjion, në fakt anti Islame  të një niveli kulturor me Urën e Mostarit e rrënuar nga serbët orthodoks. Edhe pse nga përmbajtja dhe filozofia e atij akti nuk shohim asgjë islame, prapseprap kap një dimension, ate të shfaqjes së personave që shfrytëzuan dinamitin për atë akt. Në këtë rast sfiduese është mesazhi dhe paqja Islame.

Kjo mund të kuptohet ndryshe, religjioni me vite mundohet të zhduk të keqen dhe të mbjelle virtytin dhe moralin tek njerëzit, por siduket njeriu i sotëm mundohet të vras së pari fenë e pastaj edhe vetë njeriun. E gjithë kjo ndodhë për një arsye, në perëndim ekziston ndjenja për të qenë qytetërim sundues. Kështu, për gjykimin tonë ngrihen një tufë pyetjesh, shumë prej tyre të ngutshme për të ardhmen e afërt: A ka të vërteta në supozimin e ngritur gjerësisht në Perëndim se, pas rrënies së komunizmit, armiku i ardhshëm është Islami? Çfar do të thotë për muslimanët Rendi i Ri Botëror, për të cilin dëgjojmë aq shumë? A është epoka postmoderniste në vetvete armiqësore ndaj Islamit? Pse komentatorët e medias, qoftë akademikë apo gazetarë, e denigrojnë Islamin në mënyrë të vazhdueshme dhe unanime? Që pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore sulmi ndaj islamit është ritur. Në mënyrë permanente muslimanët sulmohen, islami njolloset dhe kjo paraqet përkufizimin e dyshimt për të ardhmen. Pas 11 shtatorit të 2001, filloi një etap e re, një konfrontim i ri me përmasa të mëdha.

Ngjarja në fjalë ishte shokuese, dhe të gjithë njëzëri e gjykuan si sulm ndaj njerëzisë. Mirëpo, prekëse është fakti se si u trajtuan muslimanët, sidomos ata që jetojnë në SHBA dhe Evropë. Përnjëherë muslimani u shndërrua në e keqja e shoqërisë perëndimore. Mandje, kjo ngjarje aktualizoi edhe teorinë e “përplasjes së qytetërimeve”, si dhe “fundin e historisë”. Imazhi  i muslimanit lidhet me një të “huaj”, si dhe islami lidhet me arabët ose indianët dhe pakistanëzët dhe vështirë pranohet fakti se një bashkëqytetar evropian mund të jetë mysliman. Për këtë faj kanë edhe disa muslimanë që veprojn në kundërshtim me dispozitat e Islamit.

Ngjarjet nga bota islame, qoftë nga Algjeria, Afganistani ose diku tjetër në botën myslimane, prezentohen bashkë me imazhe të dhunës dhe të kryengritjeve dhe me citate nga fjalime radikale dhe të helmëta kundër Perëndimit. Këto imazhe të lënë përshtypjen se Islami për nga naytra e vetë ndërlidhet me agrisivitetin, dhunën dhe luftën. Pamjet e tilla joobjektive paraqesin islamin si “kalë Troje” në perëndim. Kur flasim për fakte, duhet thellohemi edhe në histori dhe nga ajo të marrim shembull për t’i dhënë kahje edhe të sotmes.

Pra, çfar duhet bërë myslimanët në këtë kohë? Cilat janë rrugët që duhet nisur për të përgenjështruar, kuptohet me fakte, prezentimin e rrejshëm të Islamit nga ana e perëndimorëve? Kur islami paraqitet i vrazhdë dhe cënon të drejtat dhe liritë e njeriut, duhet përgënjeshtruar. Kujtoheni luftën  e zezakëve, çfarë periudhe kanë kaluar dhe çfarë metoda janë përdorur për t’u larguar nga shoqëria amerikane.

Ky është vetëm një nga shumë shembujt që karakterizojn pamjet në perëndim. Përkujtoni kur para afro pesëdhjet vitesh studenti i pare zezak fitoi të drejtën të ndiqte  universitetin në një prej shteteve jugore të Amerikës… këtë vendim, popullsia e bardhë e shihte si ofendim kundër kulturës dhe vlerave të saj; mandje ishin gati të përdornin dhunën që mos e linin atë student ta ushtronte të drejtën e tij. Ndjenja e paraqitur, “të qenurit i bardhë” dhe me “kulturë” është kundër pikëpamjeve islame, ngase islami i lufton klasat dhe nuk bënë dallim ndërmjet të bardhit dhe të ziut. Në çdo rast, bashkëbiseduesi perëndimor nuk mund t’i ikë pyetjes: vallë, a thua se ka pasur shkelje të së drejtave të njeriut në ndonjë kohë tjetër më tepër se sa periudhës ndërmjet dy luftërave botërore (ku u përdorën armë kimike dhe bërthamore), gjatë kohës së terrorit të stalinist dhe gjatë pastrimit etnik  në Bosnje dhe në Kosovë? Asnjëri nga këto akte të tmerrshme nuk kanë ndodhur në vendet myslimane.

Islami nuk duhet të sulmohet për ndodhit e lartëpërmendura, nuk ekziston ndonjë barazim mysliman për llogoret naziste të vdekjes, për gjenocidin dhe dhunën e ushtruar në Amerikën veriore dhe jugore, për modelin e reformave të kishës holandeze jugoafrikane, nuk janë të njohura veprime raciste, vrasje të përmasave të mëdha të fëmijëve dhe grave në mënyrën çetnike si në Bosnje dhe Kosovë dhe shumë ndodhive tjera që trondisin mendjen e njeriut. Sipas Islamit, marrja e jetës së dikujt padrejtësisht është mëkat i madh. Çdo jetë e çdo personi është e shenjtë, e paprekshme dhe  e mbrojtur dhe nëse duhet dënuar, dënimi duhet të bëhet me anë të ligjit. Thirja e Islamit është universale dhe këtu dilema ska. Shoqërit Islame kanë qenë shembull i bashkëjetesës dhe tolerancës. Nëse kërkoni qytet ku me plotkuptimin e fjalës bashkëjetojn tradita të ndryshme fetare, s’do ta gjeni atë në Nju Jork ose në Londër, por në Stamboll, Damask, Bagdad, Kudus, Samarkandë, Kajro, etj.

Të gjitha këto janë qytete islame. Si është e mundur që një qytetërim, i cili përgjatë historisë e ka ruajtur shumëkulturësin e vetë, sot përnjëherë të shndërrohet në qytetërim që bie ndesh me të gjitha qytetërimet? Pas kësaj që tham më lartë, ekzistojn edhe shumë çështje tjera dhe forma me të cilat islami është në shënjestër dhe sulmohet. Tham se Islami identifikohet me arabët, një ide e tillë është e gabuar nga vetë fakti se në Indonezi jetojnë gjysma nga numri i myslimanëve në botë. Dhe kur jepen përkufizime jepet një foto e shtrembëruar. Fotot e tilla paraqiten në mënyrë të mjerueshme, shpesh edhe nëpër filma dhe dokumentare mund të shohim se sa “naiv” është njeriu i shkretirës. Paraqitja si njerëz me intelegjencë të ulët, këmbët të zhytura në rrërën e shkretëtirës, mungesa e ujit, paraqitja në mënyrë të hutuar dhe gra të ngarkuara me thasë është formë për të shtuar paragjykimet dhe për të krijuar huti vetë në shoqërin e perëndimit.

Edhe pse, gjithashtu, një mysliman prezentohet kokën me barut që në dorë mban thikën, përsëri në botë krijohet një realitet i ri, ky realitet shfaqet në konvertimin e shumë perëndimorëve në mysliman. Disa nga stereotipat e përhapura rreth muslimanëve nxisin frikë. Një shembull të qartë për këtë përbënë ajo që ndodhi në korrik 1999 në Newark, N.J, kur Rexhinald Kurri, duke kërkuar para për heroinën dhe njëkohësisht duke u shtirur si mysliman i la në dorë arkëtarit të një banke një pusullë me këtë përmbajtje: “Në emër të Allahut. Jam i armatosur me një bombë dhe jam i gatshëm të jap jetën për çështjen e  islamit.

Vendos të gjitha paratë në këtë çantë dhe mos u bëj hero!” Arkëtari, i trembur, bëri si u urdhërua. Gënjeshtra doli në shesh vetëm pasi kurri u arrestua. Në raste të tjera, imazhe të rreme nxisin fanatizmin e të gjithë shoqërisë në forma të ndryshme të intolerancës fetare dhe, mandje, të dhunës shkatërrruese. Në vitet e fundit xhamitë u shndërruan në objekte sulmi të zjarrëvënësve në Juba Siti, Kaliforni, Springfilld, Ilinois, Grinvil, në Karolinën e Jugut e Mineapolis. Pamja e tillë prezentohet duke ju referuar ideve armiqësore dhe të njëanshme, me imazh poshtërues për myslimanët, që krijon mundësi edhe interesimi për Islamin. Çështja e gruas, liritë dhe të drejtat, fundamentalizmi, vehabizmi dhe në fund terrorizmi janë diskutabile.

Në vazhdim, ne nuk mundim të heshtim ndaj asaj që ndodhë në botë. Ngjarja e fundit në Paris krijon pasiguri të re dhe ne jemi dëshmitar të kësaj atmosfere që sjell shqetësime dhe rreziqe të reja. A mos vallë bota e ka pranuar këtë si fat të vetin, apo shtet-kombet po përpiqen të shkojnë në shkatërrim të ndërsjellt, apo janë të gatshëm të kërkojnë alternativa ndaj këtij skenari të zymtë? Për ne janë të pakuptimta akuzat që bëhen ende pa përfunduar hetimet, kush qëndron pas sulmit në Francë. Në fakt, ende nuk ka argumente të forta për ngjarjen e 11 shtatorit dhe shumë ngjarjeve tjera.

Ku janë myslimanët që t’iu përgjigjen masave të gjera, ti përgjigjen shoqërisë perëndimore me argumente se islami nuk pajtohet dhe nuk ka të bëje me prezentimet të verbërta, kur dihet se Islami keqinterpretohet? Pjesa më e madhe e amerikanëve i shohin myslimanët me shqetësim, madje edhe me frikë. Ata i shohin myslimanët si burim dhune të pakuptimtë dhe lufte fetare – një kërcënim ndaj Krishterimit, ndaj sistemit të tyre qeverisës dhe ndaj lirisë së tyre. Ata besojnë se meshkujt mysliman abuzojnë me femrat dhe i trajtojnë ato si pronë të tyren. Ata e akuzojnë Islamin për munges tolerance ndaj feve të tjera, kurse Kurani na mëson: “Në fe nuk ka dhunë”(Kuran,2:256).

Ka ardhur koha që myslimanët e Amerikës dhe të Europës të lënë menjanë ndrojtjen dhe të angazhohen në një program intensiv për eliminimin e këtyre imazheve të gabuara. Ata duhet të vihen në krye të përpjekjeve për përhapjen e së vërtetës mbi Islamin. Faktori “taliban” duhet të zëvendësohet me dëshmit e Islamit të vërtetë, Islamit që bazohet në Kuranin dhe praktikën e të dërguarit të Zotit, Muhamedit (paqa dhe mëshira e Zotit qoftë mbi te) për të saktësuar filozofinë paqësore të Islamit. Muslimanët bashkëkohorë duhet  të jenë mjaftë realist sa të kuptojnë se duhet fillojnë udhëtimin e tyre, në çfarëdo drejtimi që dëshirojnë të shkojnë, nga aty ku janë. Një fjalë e urtë kineze thotë: “Udhëtimi prej një miljesh fillon me një hap të vetëm”.

Nga myslimanët kërkohet ta bëjnë hapin e vetëm për të ndryshuar imazhin karshi botës që e shiqon për të keqe. Pa marrë parasyshë rrethanat, rruga, udhëtimi i nisur duhet të bëhet me hapa të realitetit islam, të mbështetur në burimet islame që për synim e kanë harmoninë dhe ligjin e Zotit. Nëse bëhet hapi, shpejt myslimanët do e lënë mbrapa gjendjen e imagjinuar që gjenden.

Ti (Muhammed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshillë të mirë dhe polimizo me ata (kundërshtarët) në atë mënyrë që është më e mira… (Kuran, 16:125)

Ps: pjesë të shkrimit janë marrë nga tema e masterit: “Dialogu i religjioneve dhe qytetërimeve:platforma Maqedoni”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button