Nuk do të ketë ndërprerje kampionati francez

Kampionatet elitare të futbollit francez, Ligue 1 dhe Ligue 2, do të vazhdojnë sipas orarit, qysh në fundjavën që po vjen.

Populli francez është duke kaluar në një periudhë të vështirë pas sulmeve terroriste të 13 nëntorit në Paris ku mbetën të vdekur 129 persona.

Gjatë këtyre ditëve është diskutuar që të ndërpriten të gjitha aktivitetet sportive, në mënyrë që të mos ketë ndonjë incident, transmeton KosovaPress. Mirëpo sekretari për sport në Francë, Thierry Braillard ka njoftuar se Ligue 1 dhe Ligue 2 do të vazhdojnë me xhirot e parapara duke nisur nga fundjava.

“Ne duhet të vazhdojmë jetët tona”, tha Braillard për gazetën ‘Le Parisien’. “Duhet të kalojmë këtë situatë dhe mendoj tani është momenti që të ringritemi”, deklaroi sekretari francez.

Gjithashtu është marrë edhe vendimi që tifozët mysafirë të mos udhëtojnë për të përcjellë skuadrat e tyre, derisa para çdo takimi do të intonohet himni i Francës, ‘La Marseillaise’.

/KosovaPress/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button