Balada goditëse e Florit njëra nga më të pëlqyerat

Rikthimi i Flori Mumajesit në Kënga Magjike 2015 ishte surprizë e madhe për publikun.

Pas gjashtë viteve mungesë në ketë skenë, këngëtari nga Shqipëria erdhi fuqishëm duke goditur me një baladë të titulluar “Me fjalë të vogla”.

Kjo baladë përveç se po pëlqet nga fansat e këngëtarit, atë po e mbështesin fortë edhe kolegët e tij.

Rrjetet sociale janë mbushur me shpërndarjen e kësaj kënge të cilës Flori i dha një ndjenjë të fortë emocionuese teksa ka performuar ne skenën e prezantimit të këngëve për Këngën Magjike, njofton Klan Kosova.

Edhe në youtube klikimet janë mbledhur mbi 300 mijë që nga publikimi i saj.

Me sa duket Flori është njëri ndër kanditet  kryesor për fitoren e çmimit të madh në ketë edicion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button