​Marko Gjuriq sërish pa leje në Mitrovicë

Shefi i Zyrës serbe për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq, është parë mbrëmë në veri të Mitrovicës, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Sipas këtyre burimeve, ndonëse nuk iu dha leja për të qëndruar në Kosovë, ai të hënën mbrëma është parë në konviktin e studentëve Blloku 5 në veri të Mitrovicës.

“Gjuriq, edhe pse i është shmangur njerëzve, ka vizituar edhe liderin e partisë ‘SDP’ Oliver Ivanoviq për disa minuta, ndërsa pritet që sot në Zveqan të inaugurojë rreth 33 banesa të reja për banorët e viseve të ndryshme”, thonë burimet e njëjta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button