Gruevski premton tre konvikte të reja, mes tyre edhe për USHT

Projekti për konviktin  “Medicinar” është gati dhe sipas kryeministrit Nikolla Gruevski, pritet në dhjetor të ketë shpallje publike për ndërtimin e tij. Për konviktin studentor që do të ndërtohet në kuadër të Universitetit Shtetëror të Tetovës, sipas Gruevskit, në vijim janë përgatitjet që të bëhet projekt me të cilin do të mund të fillohet procedura për gjetje të realizuesit i cili do ta ndërtojë konviktin.

Sipas tij, në qoftë se punët zhvillohen sipas planit, mund të publikohet shpallje për ndërtim, më së voni deri në shtator ose tetor të vitit të ardhshëm, ndërsa ndërtimi do të përfundojë deri nga fundi i vitit 2017 ose fillim të vitit 2018.

Objekti i konviktit të USHT do te shtrihet ne një sipërfaqe prej 4500 metër katrore dhe do të ketë 350 shtretër, si dhe hapësira te tjera.

“Praktikisht në vend që të ndërtojmë një vendosëm të  ndërtojmë tre konvikte studentore, prej të cilëve më shpejtë  konvikti studentor “Medicina”, sepse për atje tashmë kemi përgatitur projekt. Tani po bëhen përpjekje që të futet në plan edhe sallë sportive ndërsa për dy lokacionet e tjera do të duhet të bëjmë përgatitje të caktuara dhe për këtë arsye tek ata do të na duhet kohë më e gjatë. Por puna fillon, premtimi është dhënë, nuk ka kthim prapa dhe do të punojmë në tre konvikte studentore”, deklaroi Gruevski.

Ai paralajmëroi edhe se për dy deri tre ditë do të publikohet thirrje publike për realizues për rikonstruksioni të Bllokut A në konviktin “Goce Dellçev”. Ky është blloku i dytë që do të ripërtërihet pasi që paraprakisht u përfunduar rikonstruksioni  i Bllokut B. “Atje me etapa po vijon rikonstruksioni ashtu siç e kemi premtuar”, deklaroi Gruevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button