Terrorizmi, Franca dhe Lindja e Mesme

“Lufta është forma më e zakonshme e terrorizmit modern”- Gino Strada

Si pasojë e një akti terrorist në kryeqytetin francez, Paris mbetën të vrarë mbi 150 persona, edhe pse ky vend në mbarë botën njihet si qyteti i dritave dhe i mbizotrimit të dashurisë, megjithatë mbrëmjen e 13 Nëntorit u shuan të gjitha, Parisin e kaploi një hije e erët dhe një tmerr i vërtetë. Madje, pamja mahnitese e Kullës së Ajfelit, nuk mund të vëreheshte as edhe nga Trocadero, pasi atë e kishte mbuluar erësira, ndërsa Sena sikur kishte marë ngjyrën e kuqe. Britma të ndryshme, detonime, sirena e ndihmës së shpejtë thyen heshtjen. Tituj nga më të ndryshmet u publikuan në portalet e vendit dhe ato ndërkombëtare si psh. Çfarë po ndodhë në Paris, Parisi në flakë, Fotot e para të masakrës, Franca mbyll kufijtë, Hollande: ky është një horror !!

Shoqëritë në mbarë botën filluan të solidarizohen me popullin francez, madje rrjetet sociale u stërmbushën me statuse dhe flamuj të Francës, nuk munguan as telegramet nga liderët politik duke u shprehur ngushllime homologëve të tyre francez. Por, nuk munguan as edhe kritikat, edhe pse terrorizmi nuk arsyetohet, në fakt ato ju adresoheshin mediumeve atyre të shkruara dhe elektornike, se duhet të raportonin edhe për terrorin që po ndodh në vendet e Lindjes së Mesme, ku secilën ditë humbin jetën me mijëra njerzë, disa duke mbrojtur atdheun e tyre e të tjerët duke kërkuar strehim në vendet europiane.

Fëmijë, gra dhe të moshuar duke kërkuar paqen, dritën e shpresës po fundosen në ujrat greke, duke mos ju rezistuar valëve të detit, itinerari i tyre për të gjetur strehimin në vendet e Europës Perëndimore është tejet i vështirë. Në fakt ata po ikin, por prej kujt ? Megjithëse ëndrrat mbetën me shpresën e madhe se një ditë do të kthehen pranë vatrave të tyre edhe pse me zemër veq se janë në vendlindjet e tyre. 

Еshtë për të cekur se vetë fjala terrorizëm rrjedh nga gjuha frenge që ka kuptimin e terrorit, frikës së madhe, pasiguri e tmerr. Terrorizmi paraqet një taktik nga më të dobtit. Ekzistojnë shumë definicione në lidhje me terrorizmin duke filluar nga Byroja Federale e Hetimeve, policia ndërkombëtare-INTERPOL, ata terrorizmin e definojnë si një akt kriminal i karakterizuar me dhunë dhe frikë kundë popullatës civile, për të realizuar qëllimet e tyre politike dhe shoqërore dhe për të fituar influenc politike e shoqërore.

Terrorizmi politik paraqitet në formë të kidnapimeve, likudimeve në masë, marrjes së pengjeve, sabotimve dhe aktiviteteve tjera të cilat, kohëve të fundit nga të gjitha regjionet e botës bashkëkohore janë shpeshtuar. Faktorët e paraqitjes së terrorizmit janë si në vijimë : faktori politik, social, gjoepolitik dhe ekonomik.

Terrorizmi është akti më i shëmtuar që i ndhodhë njerzimit dhe pa asnjë dyshim është i pa kompromis dhe nuk arsyetohet. Politika, mediat, shoqatat jo qeveritare, Agjencionet që luftojnë finansimin e terrorizmit, Instituti për paqe, terrorizmin duhet trajtuar në vijë të drejtë, pavarshisht se ku ndodhin ato akte, sepse vetë terroristët nuk njohin as religjon, kombësi , ngjyrë, madje nuk e kanë edhe formën më të bukur që të quhen njerzë, ato janë të PA SHPIRT. Këtë shkrim po e përfundoj me thënien e Martin Luter King-it, po citoj: “FURNIZUESI MË I MADH I DHUNËS NË BOTË: QEVERIA IME!”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button