Pse në verë dukemi më të plakura?

Ka shumë gra në moshë të cilat duken dhjetë vjet më të reja. Por rëndom ndodh edhe fenomeni i kundërt, femra të reja të cilat duken më të mëdha në moshë. Kjo ndodh sepse në verë shumë prej nesh nuk kujdesemi sa duhet. Dielli luan një faktor kyç.

Nuk mbulojmë thinjat

Ka shumë vajza të moshës 17- 25 vjeç të cilave u dalin thinjat. Arsyet pse ndodh kjo vijnë nga stresi, dietat që mbajnë, apo sëmundjet kronike. Shkencëtarët, nga ana tjetër, kanë zbuluar se thinjat që shfaqen para moshës 30 apo 40 vjeç tregojnë se organizmi ka mungesë vitaminash ose kalciumi.

Çfarë duhet bërë në këto raste? Konsumoni sa më tepër ushqim të shëndetshëm, merrni vitamina, shkoni në palestër, ecni në ajër të pastër. Pra me pak fjalë kujdesuni për shëndetin tuaj. Dhe nëse jeni me flokë të errët lyejini sapo thinjat t’ju kenë dalë.

Këmbët e ashpra

Çfarë mund të duket më keq sesa këmbë të thata, të çara apo të ashpra. Kjo zakonisht ndodh nga mostrajtimi i tyre. Si duhet të kujdeseni për këmbët tuaja? Fare thjeshtë. Përdorni kremra mbrojtës kundër diellit apo dyshemesë apo gjëra të tjera në shtëpi. Gjatë ditës gjithashtu aplikoni kremin tuaj të preferuar hidratues. Këtë mund ta bëni edhe para se të flini në darkë. Pak krem hidratues apo zbutës do t’iu bëjë shumë mirë këmbëve tuaja.

Qafë e patrajtuar

Një tjetër element tregues është edhe qafa. Lëkura e saj është shumë e hollë, ndaj dhe është gjithmonë subjekt i plakjes së parakohshme. Kujdesi që duhet të tregoni për qafën është vërtet specifik. Përdorni jastëk ortopedik të cilët e mbajnë atë sa më drejtë dhe shmangni dhembjet e herëpashershme që mund të keni. Shtylla kurrizore dhe mënyra se si qëndroni ndikon menjëherë në qafën tuaj. Përdorni gjithashtu çarçafë jo të ashpër. Mos lini pas dore edhe trajtimin e saj me kremrat specifikë.

Fytyrë  më njolla

Shqetësimet në punë, në jetë apo problemet në familje, mund t’i reflektoni teksa ecni në rrugë. Është diçka që duhet të dini: në këtë moment njerëz të tjerë mendojnë se jeni më të mëdha. Një pamje e lodhur tregon se nuk ndiheni mirë. Çfarë duhet të bëni? Mos rrini në diell kot. Mbani kremra edhe me vete.në çdo moment duhet t’i përdorni.

Make-up i fortë

Edhe make-upi apo mënyra se si trukoheni është një tjetër detaj që iu bën të dukeni më të mëdha në moshë. Ka shumë vajza të reja, të cilat shpesh nuk bëjnë make up. Të tjerët i përcaktojnë ato si adoleshente. Ngjyrat e ndezura e bëjnë një vajzë të duket tamam si një zonjë. Ngjyrat e forta, buzëkuqtë e ndezur është mirë t’i shmangni për mos t’u dukur më të mëdha se ç’jeni.

Rrudhat

Rrudhat janë pikërisht shenjat më evidente të një moshe të madhe. Lufta për eliminimin e tyre është një nga më të vështirat në fakt. Vajzat e reja duhet të dinë se është më e lehtë të kujdesen për parandalimin e tyre para se ato të krijohen, se sa për zhdukjen e tyre përfundimtare. Ndaj ajo që sugjerojnë estetistët vazhdimisht është përdorimi i hidratuesëve në mënyrë të rregullt. Sa më mirë ta trajtoni lëkurën në një moshë të re, aq më mirë do t’iu duket kur të jeni më të plakura.

Celuliti 

Mendohet se trupi që duket si “lëkurë portokalli” është tipik për gra në moshë. Por ky është një nga pohimet më të gabuara sepse edhe vajza të reja kanë celulit në trup. Për ta shmangur celulitin nga trupi juaj duhet të kombinoni përdorimin e metodave të ndryshme. Si ushqimi i balancuar, sportin, masazhe në zona të veçanta, kremra anti-celulit si Bodytonic Rollerball, Garnier, Good-bye celulite, apo Nivea.

Solar i tepërt

Rrezet e tepërta, qoftë në mënyrë natyrale apo përmes solarit nuk i bëjnë mirë trupit. Lëkura ka tendencën të dehidratohet më shpejt dhe si rrjedhojë të plaket më shpejt. Lëkura dhe mbi të gjitha fytyra e errët e bëjnë një femër të duket më e plakur. Çfarë duhet të bëni? Mjafton të tregoheni më të kujdesshëm, çdo gjë bëhet me masë./shqip.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button