Tenton të vevritet një djalë nga Kumanova

Njëzet e pesë vjeçari A.B. në mëngjesin e sotëm, ka tentuar të vevritet. Rreth orës 8.30 minuta ai ka kërcyer nga ura Iskrin në lagjen Vera Kotorka në Kumanovë.

“Ai e ka kërcyer gardhin e urës, pastaj është shpëtuar nga peshkatarët lokal”, njofton MPB.
Me veturën e ndihmës së shpejtë, A.B. është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Kumanovë, ndërkaq prej atje është dërguar në Klinikën për Toskikologji në Shkup.

Urën e ashtuquajtur “Ura Iskrin”, kumanovarët e quajnë edhe si ura e vdekjes, pasi që prej se kur është ndërtuar, këtu kanë bërë shumë njerëz vetëvrasje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button