fbpx

Vetëvendosje dënon sulmet terroriste në Paris

Lëvizja Vetëvendosje dënon sulmin terrorist ndaj qytetarëve të Francës në Paris, ku humbën jetën mbi 150 qytetarë.

Aktet terroriste ku vriten njerëz të pafajshëm janë krime kundër njerëzimit, dhe si të tilla duhen luftuar e dënuar, thuhet në reagim.

“Njëkohësisht aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosjes bashkohen në dhimbjen njerëzore për viktimat e sulmeve terroriste në Paris. Dëshirojmë t’i bashkohemi ngushëllimeve, të bindur se Franca do ta kapërcejë kryelartë edhe këtë dhimbje”, thuhet në reagim.

“Qytetari i Parisit, i cili i ka mësuar botës se ç’është Republika, edhe dje na i dha një mësim të vyer. Gjatë orëve të tmerrit, qytetarët i kanë hapur dyert e shtëpive të tyre për të strehuar ata që ishin të traumatizuar, fizikisht a shpirtërisht prej sulmeve. Solidariteti i tyre është një frymëzim dhe shpresë që nuk e lehtëson dhimbjen, por e bën më dinjitoze atë”.

‘Dhimbja për Parisin, ashtu si dhimbja për Beirutin, e për shumë ngjarje të tjera që kanë paraprirë, duhet përballuar së bashku, politikisht, institucionalisht, por mbi të gjitha së bashku njerëzisht”, thotë VV.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close