Mesazh kërcënues në adresë të Saimir Tahirit (Foto)

Në adresën personale të postës elektronike të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ka mbërritur një mesazh kërcënues që lidhet me terrorizmin.

Mesazhi është dërguar nga një adresë me emrin “Brigadat e Kuqe” në orën 10:44 të paradites së shtunë dhe përmbajtja e tij nuk lidhet me ideologjinë e këtyre grupeve komuniste, por përcjell një mesazh kërcënues me prapavijë fetare dhe në të lihet të kuptohet se pas sulmeve në Paris, është radha e Tiranës.

“Tani e keni radhën ju! Filloi lufta e shenjtë ndaj atyre që janë përfshirë në luftën kundër shtetit islamik. Do dridheni dhe do gjunjëzoheni para Allahut”, shkruhet në mesazh.

Pas këtij mesazhi, strukturat antiterror të Policisë së Shtetit kanë nisur hetimet.

Mesazh kërcënues në adresë të Saimir Tahirit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button