Prezantohet topi i EURO 2016

UEFA së bashku me kompaninë e veshjeve sportive Adidas, kanë prezantuar topin e Kampionatit Evropian, ‘Francë 2016’.

Kompania gjermane e veshjeve sportive Adidas, e cila njëkohësisht mbanë të drejtën e prodhimit të topave për kampionatin e ardhshëm evropian, e ka zyrtarizuar topin, me të cilin do të zhvillohen ndeshjet.

Ashtu siç është traditë, ky top është emëruar ‘Loja e bukur’ dhe është publikuar nga legjenda e futbollit, Zinedine Zidane.

UEFA gjithashtu i ka njoftuar kombëtaret pjesëmarrëse, se topat do të shpërndahen gjatë këtij muaji, në mënyrë që futbollistët të adaptohen me të.

Në Francë është kualifikuar edhe kombëtarja shqiptare, e cila do të mësojë kundërshtarët e saj në grupe në shortin i cili do të tërhiqet më 12 dhjetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button