Si nuk duhet të duket një tekst gazetaresk

[Recension: Kush gënjen – Hani apo mbështetësit e LSDM-së?]

Ky është një tekst aq konfuz sa që mund të analizihet në ndonjë institucion shkencor në temën “si nuk duhet të të duket një produkt gazetaresk”. Nuk ka as kokë, as bisht. Nuk ka rregulla, i mungojnë elementete e mjeshtërisë së zanatitt, nuk ka dëshmi, nuk është përmbajtësor, nuk është objektiv dhe në fund të fundit nuk është i vërtetë.

SDSM Han perjanici. jpgLinku deri te artikulli origjinal: Kush gënjen – Hani apo mbështetësit e LSDM-së?

Data dhe koha e publikimit: 10.11.2015, 11:58

Data e recensionit: 12.11.2015

Recensues: Vllado Gjorçev

Artikulli fillon me konstatimin se për shkak të VMRO-DPMNE-së Maqedonia ka fituar rekomandim nga BE-ja, ndërsa për shkak të LSDM-së ka fituar kusht. Gjatë gjithë kohës akuzohet një parti opozitare për mossuksesin e vendit. Gjithsesi se është dashur ta dijnë se parti në pushtet në Maqedoni në këtë moment është VMRO-DPMNE-ja. Dhe ajo është përgjegjëse për politikat që i zbaton. Domethënë, ajo ka obligime dhe përgjegjësi. A nuk u kujtohet gazetarëve të kësaj medieje se kishte materiale të përgjuara, dhe prej tyre dolën një sërë momentesh korrupsioni. Pastaj, se për shkak të kësaj kishte Marrëveshje në Përzhinë, se u zgjodh prokurorja speciale publike, se LSDM-ja hyri në qeveri, se më 24 prill 2016 do të ketë zgjedhje… Apo këto momente nuk i ka ditur gazetari e as redaktori.

Pastaj merren disa njerëz nga rrjetet sociale, të cilët etiketohen si opozitarë dhe ofendohen publikisht. Me këtë rast, askund nuk mund të vërtetohet se a është me të vërtetë personi që sulomhet anëtar i LSDM-së apo jo. Po edhe sikur të jetë. A nuk ka të drejtë të komentojë?

Dhe në fund, duhet përkujtuar kolegët se eurokomesari për zgjerim, Johanes Han, vetë deklaroi se për rekomandimin do të bisedohet përsëri pa zgjedhjeve, që nuk është larg të vërtetës se nuk ka rekomandim.

Marrë në përgjithësi, ky është një tekst joserioz. Pa asnjë element për të qenë produkt i mirëfilltë profesional. Prandaj, edhe sot u gjet këtu për recension.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button