Samiti G20, refugjatët presin vendime konkrete nga liderët botërorë

Qindra mijëra refugjatë përmes Turqisë që janë nisur në të ashtuquajturën “rruga e shpresës” për në Evropë, presin që Samiti i liderëve të vendeve të G20-ës në Antali më 15 dhe 16 nëntor, të marrë vendime konkrete që do të ndihmojnë refugjatët e rrezikuar dhe të dëbuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Behrouz Sattar (25), refugjat nga Afganistani, pohon se nga Afganistani i përfshirë nga kriza ka ardhur nëpërmjet njerëzve që i kishte paguar 5000 euro për transport deri në Stamboll, pastaj në brigjet e Detit Egje në Ayvacik në Çanakala. Ai shton se qëllimi i tij është që të kalojë në ishullin grek Lesbos dhe të vazhdoj rrugën për në vendet e Evropës perëndimore.

Duke theksuar se kërkesa e vetme e refugjatëve është të jetojnë një jetë të dinjitetshme, Sattar pohon se në rrugën për në Çanakala ka humbur disa anëtarë të familjes.

“Ne jemi njerëz si të gjithë të tjerët, por situata në vendin tonë është e padurueshme. Nuk duam të vdesim dhe kjo është arsyeja pse kemi ardhur këtu. Ky është një udhëtim jashtëzakonisht i vështirë dhe i rëndë. Ëndrra jonë është që të arrijmë në Evropë, të gjejmë punë dhe të jetojmë. Shpresojmë se për këtë çështje do të bisedohet në Samitin G20 në Turqi dhe se refugjatët do të fitojnë të drejtat e tyre themelore”, tha Sattar.

Një tjetër që dëshiron të kalojë nga Turqia në Lesbos, është edhe Lebuda Abdul Belam (32) thotë se nga vendi i lindjes, Siria është larguar dhjetë ditë më parë.

Duke vënë në dukje se një numër i madh i refugjatëve sirianë vdiqën në rrugën e tyre drejt Evropës, Belam tha se nuk ishte e lehtë për të marrë vendim dhe për të lënë gjithçka në Siri, për të marrë një rrugë të panjohur me shpresë për një jetë më të mirë.

“Na çlironi nga kaosi në vendet tona dhe na ndihmoni të arrijmë në Evropë. Kjo është një përvojë jashtëzakonisht e vështirë, por nuk kishim zgjidhje tjetër. Kemi dëgjuar se Angela Merkel do të vjen në Turqi. Ne shpresojmë se do të bëjë diçka për ne. Le të na ndihmojë edhe Obama. Edhe ne duam të jetojmë”, tha siriani Belam.

Amir Giryar nga Irani dëshiron të arrijë në Evropë dhe të vazhdon shkollimin e tij. Ai pohon se në rrugën nga Teherani në Stamboll kishte humbur xhaxhanë i tij, me të cilin ishte nisur.

Muhamedi Akin nga Afganistani, thotë se ishte larguar nga vendi i tij për shkak të kaosit dhe se si alternativë kishte të merrte armët dhe të bëhet militant.

“Kjo është arsyeja pse ne duam në të shkojmë në Evropë. Na jepni ushqim dhe ujë, dhe na lejoni të shkojmë në Europë. Ne duhet patjetër të shkojmë”, tha Akin.

Muhamed Reza një tjetër afgan, në një intervistë me gazetarin AA tha se është larguar nga Afganistani prej talebanëve duke treguar protezën në këmbën e tij të djathtë, tha se ky është frut i të keqes në të cilin ndodhet Afganistani.

Policia turke ka ndërmarrë masa të intensifikuara të sigurisë në Antalia, saktësisht në Belek, ku më 15 dhe 16 nëntor do të mbahet Samiti G20 në të cilin pjesëmarrjen e tyre e kanë paralajmëruar liderët e vendeve më të zhvilluara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button