Hapen zyra të Ministrisë së Bujqësisë në Haraçinë dhe Bogovinë

Sot zyrtarë të BDI-së, kanë hapur zyra të Ministrisë së Bujqësisë në fshatrat Haraçinë dhe Bogovinë, ku gjatë hapjes morën pjesë në Haraçinë kryetari i Komunës së Haraçinës, Brahim Ajvazi, ministri i Pushtetit Lokal, Lirim Shabani, deputetët e zonës, Mirvan Xhemaili e Kaltrina Azisi, ndërkaq në Bogovinë; ministri i Ekonomisë Bekim Neziri, kryetari i Komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi dhe sekretari shtetëror në ministrinë e bujqësisë, Besir Jashari, njofton Portalb.

“Kjo zyrë do t’ju mundësojë lehtësime të mëdha për të gjitha nevojat tuaja në sferën e bujqësisë dhe blegtorisë. Pa dyshim se kjo paraqet një avantazh të madh për të gjithë ju, prandaj edhe ju inkurajojmë që të përdorni të gjitha mundësitë për të konkurruar nëpër projekte të ndryshme ndërkombëtare”, u shpreh ministri i Vetëqeverisjes Lokale Lirim Shabani, me rastin e hapjes së zyrës së Ministrisë së Bujqësisë në Komunën e Haraçinës.

“Në inkurajojmë lidhjen e industrisë me blegtorët dhe bujqit, e që është një mundësi e mirë për plasmanin e produkteve jo vetëm në tregun e brendshëm,  por edhe në atë të jashtëm. Kjo lidhje sidomos duhet të intensifikohet në industrinë e përpunimit të mishit dhe qumështit”, tha ministri i Ekonomisë Bekim Neziri, me rastin e hapjes së zyrës së Ministrisë së Bujqësisë në Komunën e Bogovinë, njofton Portalb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button