KE: Rekomandimi për Maqedoninë varet nga zbatimi i marrëveshjes politike

Në konkluzionin e tij për Republikën e Maqedonisë, Hahn tha se afera e përgjimeve nxori në pah se sistemi i shtetit është i rrezikuar nga ndërhyrja e politikës, ndërsa shtoi se liderët politik në Maqedoni duhet të zbatojnë marrëveshjen politike dhe të përshpejtojnë zbatimin e reformave të nevojshme.

SHKUP (AA)- Zyra e Bashkimit Evropian në Shkup, organizoi një video transmetim të drejtpërdrejtë të konferencës për media në të cilën komisionari për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, në Bruksel shpalosi progres-raportin për zgjerim bashkë me konkluzionet dhe rekomandimet për shtetet kandidate për anëtarësim si dhe për shtetet që llogariten kandidate potenciale, raporton Anadolu Agency (AA).

Në konkluzionin e tij për Republikën e Maqedonisë, Hahn tha se afera e përgjimeve nxori në pah se sistemi i shtetit është i rrezikuar nga ndërhyrja e politikës, ndërsa shtoi se liderët politik në Maqedoni duhet të zbatojnë marrëveshjen politike dhe të përshpejtojnë zbatimin e reformave të nevojshme.

“Situata ndëretnike mbetet e brishtë, ndërsa shqyrtimi i Marrëveshjes së Ohrit duhet të kompletohet dhe duhen ndërmarrë masa për të ndërtuar besimin në mes komuniteteve të ndryshme etnike. Nëse rekomandimet nga marrëveshjet politike të qershorit dhe korrikut gjejnë zbatim atëherë Komisioni Evropian është i gatshëm të vazhdojë rekomandimin për fillim të negociatave aderuese me Maqedoninë. Por kjo do të jetë e kushtëzuar nga zbatimi i vazhdueshëm  nga marrëveshjet politike të qershorit dhe korrikut, dhe nga zbatimi i reformave urgjente të cilat janë të nevojshme” tha Hahn i cili shtoi se zbatimi i këtyre rekomandimeve do të shqyrtohet sërish pas zgjedhjeve të prillit të ardhshëm.

Ambasadori BE-së në Maqedoni, Aivo Orav, duke folur para gazetarëve për rekomandimin e kushtëzuar për Maqedoninë sqaroi se përkundër faktit që raportet prezantohen një herë në vit, rasti i Maqedonisë bën përjashtim. Pasi qw sipas tij, KE-ja ai do tw shqyrtohet edhe njw herw nw pranverw, do të bëjë të ditur nëse diçka ka ndryshuar.

Duke i porositur vërejtjet që i përmendi edhe eurokomisari Johanes Han, ai theksoi se Maqedonia nuk ka përparim në asnjë sferë.

“Në pjesën e reformave në administratën publike, vërehet se ka progres, por jo i mjaftueshëm, në sferën e sistemit gjyqësor ka kthim mbrapa, në sferën e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar nuk ka progres, në sferën e lirisë së shprehjes është vërejtur kthim mbrapa, ndërsa progres nuk ka as në sferën e zhvillimit të ekonomisë së tregut dhe menaxhimit ekonomik, gjegjësisht borxhi publik është shumë i lartë”, potencoi Orav.

Ai si pozitive e pa kthimin e opozitës në parlament dhe zgjedhjen e prokurores speciale publike, por theksoi se ende kanë ngelur të hapura shumë çështje nga marrëveshja e Përzhinos që duhet realizuar deri në fund si dhe duhet plotësuar prioritetet reformuese.

Republika e Maqedonisë është shtet kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian që nga viti 2005, por deri më sot nuk ka marrë datë për çelje të negociatave.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button