I morri jetën çiftit çek, kërkohet burgim i përjetshëm për Sokol Mjacajn

Burgim të përjetshëm ka kërkuar prokuroria e Shkodrës për për 27-vjeçarin Sokol Mjacaj që vrau dy turistë çekë verën e këtij viti, çiftin Michael Svatos dhe Anna Kosinova, përkatësisht 27 dhe 36 vjeçe.

Siç dihet, Mjacaj e ka pranuar krimin dhe madje ka kërkuar mëshirë nga gjykata.

Ai ka thënë se vrasjen e dyfishtë e ka bërë për t`i grabitur të huajt, duke rrëfyuer detaj pas detaj krimin.

Vrasja e dy turistëve çekë tronditi mbarë opinionin ato ditë, ndërsa vrasësi u gjend brenda dy ditësh.

Për Mjacajn thuhet se është dhe individ me dezikuilibër mendor, transmeton Tesheshi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button