Raporti i Progresit, Hahn: ndajmë mundësi dhe sfida të përbashkëta me Turqinë

Eurokomesari për zgjerim Johannes Hahn lidhur me Raport progresin për Turqinë për vitin 2015 deklaroi se marrëdhëniet e Bashkimit Evropian me Turqinë shkojnë përtej çështjes së refugjatëve, raporton Anadolu Agency (AA).

“Marrëdhëniet tona me Turqinë shkojnë përtej marrëdhënieve të çështjes së refugjatëve. Ne krahas marrëdhënieve me interes të përbashkët në fushat si në marrëdhëniet e jashtme, në luftën kundër terrorizmit, në energji, dhe në marrëdhëniet e tregtisë dhe të ekonomisë do të vazhdojmë bashkëpunimin në të gjitha fushat me Turqinë”, deklaroi sot Hahn në lidhje me Raportin e progresit të Turqisë për vitin 2015.

Ai theksoi gjithashtu se Turqia ka ofruar një mbështetje njerëzore me rastin e strehimit të mbi 2 milionë refugjatë sirianë dhe irakianë.

“Me Turqinë ndajmë mundësitë dhe sfidat e përbashkëta, ashtu siç tregohet edhe në krizën e refugjatëve në Europë”, tha Eurokomesari Hahn.

Sipas tij, krahas marrëdhënieve me interes të përbashkët në fushat e marrëdhënieve të jashtme, në luftën kundër terrorizmit, në energji, dhe në marrëdhëniet e tregtisë dhe ekonomisë do të vazhdojë bashkëpunimi në të gjitha fushat me Turqinë.

Eurokomesari ka thënë se me qeverinë e re turke që do të formohet pas zgejdhjeve të mbajtura do të kenë kontakte të forta në lidhje me këto çështje kryesore.

“Negociatat e anëtarësimit do të shpejtohen me vendosmërinë në bisedimet që çojnë drejt marrëveshjes në çështjen e Qipros”, vlerësoi Hahn.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button