LR PDSH: Plagosja e kirurgut akt çnjerëzor, të jep dorëheqje ministri i Shëndetësisë

“Sulmi me armë zjarri apo me çfarëdo lloj arme tjetër ndaj mjekut aq më tepër në vendin e punës është i papranueshëm dhe akt çnjerëzor”, thuhet në reagimin e LR-PDSH-së, lidhur me incidentin e djeshëm ku u plagos kirurgu L.O. (41) në Kirurgjinë Digjestive në Shkup, njofton Portalb.

Nga Departamenti i shëndetësisë së LR PDSH-së  thonë se menaxhimi i dobët i shëndetësisë sjellë veprime të tilla, gjithashtu diskrepanca në mes të të drejtave të pakufizuara populiste të pacientëve të shprehura në ligjin për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve në njërën anë dhe mungesës së një Ligji të mirëfilltë për mbrojtjen e të drejtave të mjekëve.

“Kjo diskrepancë rezulton me humbje të jetëve, duke rënë ndesh me qëllimin kryesor të profesionit të mjekut – mbrojtja e shëndetit.  Ndodhi  vdekja e Martinës së vogël për shkak të neglizhencës  së Fondit për Sigurim Shëndetësor dhe  MSH-it,  ndodhi vdekja e  gruas shtatzënë, ndërsa tani sulmi me armë zjarri të kirurgut në Klinikën abdominale. Departamenti i shëndetësisë apelon që urgjentisht të sillet Ligj adekuat me të cilin do të mbrohen mjekët në vendin e punës. Gjithashtu si rezultat i reflektimit në radhë të parë moral, kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të Ministrit të Shëndetësisë, dhe gjithashtu kërkojmë reagim të shpejtë të Odës së Mjekëve të Maqedonisë”, thuhet në reagimin e LR-PDSH-së. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button