Çfarë të bëni pas ndarjes?

Nëse sapo jeni ndarë me të dashurin, pa marrë parasysh se a keni kërkuar ju ndarjen apo ai, ju do të kalon një periudhë të vështirë adaptimi. Ju duhet të filloni të mësoheni të jetoni pa njeriu me të cilin keni kaluar shumicën e kohës dhe të mbani emocionet tuaja nën kontroll.

Këto janë gjërat që duhet të bëni menjëherë pas ndarjes që ta bëni atë sa më të lehtë:

1.Largoni të gjitha gjërat që ju kujtojnë ish të dashurin tuaj

Largoni fotografitë, dhurata dhe të gjitha gjërat e tjera që ju asociojnë në të dashurin tuaj. Kështu ju do ta ndihmoni veten ta mbani atë larg mendjes.

2.Mos qëndroni me shoqërinë e përbashkët

Të paktën për një kohë derisa ju të mblidhni veten, mos qëndroni me shoqërinë e përbashkët sepse kështu ju do të flisni edhe më shumë për të dhe do të mundoheni të komunikoni me të përmes shoqërisë tuaj të përbashkët( do ju thoni atyre diçka duke menduar se ky mesazh do të mbërrij tek ish-i juaj)

3.Mos merrni informacione rreth tij

Mos kontrolloni profilet e tij ne rrjetet sociale mos i pyesni njerëzit rreth tij dhe thuaj të gjithëve që të mos ju japin informacione rreth ish-tuaj

4.Mos fajësoni vetëm veten

Shumë herë ju do të filloni të fajësoni veten për të gjitha gabimet duke thënë që nëse ai do më epte vetëm një shancë unë do të dij si të mos e humbas më kurrë. Në vend që të fajësoni veten për gjithçka mendoni edhe gabimet e tij. Kjo nuk do të thotë që ju të mos i pranoni gabimet tuaja. Përkundrazi ato duhet t`i pranoni dhe të mësoni nga to

5.Qëndro e shoqëruar

Kërko nga miqtë dhe familja t’ju qëndrojë sa më afër jush gjatë kësaj periudhe të vështirë.

6.Angazhohu

Për të mbushur kohën që keni kaluar me ish-in tuaj, angazhohuni në një hobi apo punë të re. Bëni gjërat që keni dashur t’i bëni por nuk keni gjetur kohë t’i bëni.

7.Kujdesuni për veten

Shpenzoni dashurinë që ja keni dhënë ish-it tuaj në veten. Dashuria ndaj vetes kurrë nuk do t’ju shkojë dëm, ajo gjithmonë shpërblehet. Kushtoni kujdes pamjes së jashtme dhe merrni kohë për të ushtruar, medituar etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button