Për Netanyahun do të blihet avion i ri dhe ndërtohet rezidencë në Jerusalem

Autoritetet izraelite miratuan blerjen e avionit të ri dhe ndërtimin e rezidencës së re për kryeministrin Benjamin Netanyahu në Jerusalemin Perëndimorë në vlerë prej 270 milionë dollarë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gazeta izraelite “Haaretz” ka raportuar se në seancën e sotme të Kabinetit për siguri të qeverisë izraelite është miratuar vendimi që vitin e ardhshëm, Kryeministrit Netanjahu ti blihet një avion me vlerë 102 milionë dollarë. Avioni i njëjtë do të përdoret edhe nga presidenti izraelit, Reuven Rivlin.

Shpenzimet vjetore të avionit të ri do të kushtojë tetë milionë dollarë shtesë. Netanyahu fluturimin e parë pritet ta ketë në fillim të vitit 2017.

Paralelisht me këtë, është miratuar edhe vendimi i qeverisë për të ndërtuar rezidencën e kryeministrit në Jerusalemin Perëndimorë, në afërsi të ndërtesës së Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ndërtimi i objektit do të kushtojë 166 milion dollarë.

Jerusalemi është një nga çështjet kyçe të konfliktit izraelito palestinez. Palestinezët kërkojnë krijimin e një shteti të pavarur palestinez në kufijtë e vitit 1967, me Jerusalemin Lindor si kryeqytet. Në anën tjetër, edhe Izraeli dëshiron që kryeqyteti i saj të jetë Jerusalemi. Bashkësia ndërkombëtare konsideron Tel Aviv-in si kryeqytet të Izraelit dhe kërkon dhënien fund të pushtimit të territoreve palestineze.

Jerusalemi është arenë e incidenteve të shpeshta dhe konflikteve, kurse ndërtimi i rezidencës së re të qeverisë izraelite në pjesën perëndimore të qytetit nuk do të kontribuojë në uljen e tensioneve, sipas opinionit të analistëve.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button