TRT hap Zyrën e saj në Shkup

Radio Televizioni i Turqisë (TRT) ka hapur sot Zyrën e tij në Shkup nga ku do të informojë opinionin vendas për zhvillimet në Turqi dhe botë, por dhe do të informojë opinionin në Turqi dhe atë botëror për zhvillimet nga Maqedonia, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i Përgjithshëm i TRT-së, Şenol Göka, në fjalimin e tij tha se shpreson që nëpërmjet kësaj zyreje do të mund të ndikojnë në afrimin akoma më të madh mes popuvje, sidomos për prezantimin e kulturave të ndërsjella, pasi siç tha, ky rajon ka një kulturë të pasur.

“Shpresoj të japim kontributin për transmetim të vlerave kulturore të dy shteteve tona dhe besoj se me këtë zyre, Republika e Maqedonisë do të prezentohet para botës akoma më fortë”, deklaroi Göka.

Ambasadori i Turqisë në Maqedoni, Ömür Şölendil, në fjalimin e tij tha se kjo zyre do të ndikojë në përforcimin edhe më të madh mes dy shteteve mike.

“Shpresoj që kjo zyre të bëjë punën në drejtim të forcimit të lidhjeve vëllazërore”, deklaroi ambasadori turk.

Zëvendëskryeministri i Turqisë, Yalçın Akdoğan, nga ana e tij tha se TRT-ja është institucion që gëzon reputacion të lartë në Turqi dhe rradhitet e para sa i përket besueshmërisë dhe shikueshmërisë.

“TRT-ja prodhon lajme në shumë gjuhë të botës dhe së fundmi ka nisur me kanalin TRT World dhe një kanal televiziv në anglisht, duke informuar kështu botën për zhvillimet në Turqi”, deklaroi Akdoğan.

Ai sqaroi se zyra në Shkup ka një rëndësi si projekt, sepse siç tha, “Shkupi është zemra e Maqedonisë, ndërsa Maqedonia është zemra e Ballkanit”.

Në hapjen e Zyrës së TRT-së në Shkup përveç zyrtarëve turq kishte edhe zyrtarë nga Maqedonia, ndër të cilët edhe president i Maqedonisë, Gjorge Ivanov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button