Shkup, sulmohet dhe plaçkitet një taksist

Dy persona të panjohur dje rreth orës 18.30 në rrugën “Koce Metalec” në Shkup, kanë sulmuar një shofer taksie, ndërsa nga ai kanë arritur të marrin edhe 8.000 denarë.

Siç ka njoftuar MPB, njëri nga personat ka hipur në taksi në rrugën “Nardoen Front” dhe ka kërkuar nga shoferi T.M (52) ta dërgoj atë deri në Autokomandë e më pas në Radishan. Pasi që kanë arritur në vendin e kërkuar, nga rruga ka ardhur edhe një person tjetër i cili nën kërcënimin e armës së ftohtë ka marrë parat nga shoferi dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button