Ministria e Shëndetësisë ka reaguar për sulmin ndaj mjekut në Qendrën Klinike

Minsitria e Shëndetësisë ka reaguar për ngjarjen e sotme në Qendrën Klinike të Shkupit “Nëna Terezë” në të cilat mjeku nga Kirurgjia abdominal u lëndua nga arma e zjarrit, dhe kërkon ndriçim të plotë të rastit nga institucionet kompetente dhe sanksionim adekuat në pajtim me Ligjin.

Mjeku, ndaj të cilit ka shtënë një pacient i pakënaqur, është lënduar në këmbë, është operuar dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Pas informatave për incidentin, minsitri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov i vizitoi klinikat kirurgjike, ku bisedoi me një pjesë të personelit mjekësor dhe të punësuarit në klinika.

Nga Ministria e Shëndetësisë në kumtesë thonë se sulmi ndaj punonjësit shëndetësor gjatë ushtrimit të veprimtarisë shëndetësore është caktuar si vepër penale në pajtim me Ligjin për mbrojtje shëndetësore. Nëse gjatë sulmit është shkaktuar lëndim i rëndë trupor atëherë paraqet formë të rëndë të veprës penale për çka është parparë dënim me burg në kohëzgjatje deri në dhjetë vite. Kjo dispozitë ndëshkuese, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë, është paraparë me ndryshimet e Ligjit prej 22 janarit të këtij viti.

Incidenti në të cilin u lëndua mjeku ka ndodhur në orën 09:30 minuta në repartin pë kirurgji abdominale. Mjeku, sipas burimeve të spitalit, menjëherë pas incidentit është dërguar në sallë operacioni.

Policia ka arrestuar tre persona, të lindur më 1979, 1981 dhe 1985, të gjithë nga Shkupi. Në Qendrën klinike ende është e pranishme policia dhe po e heton rastin.

Nga MPB paralajmëruan informata më të hollësishme gjatë ditës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button