Rrëshqet Shkëndija, Shkupi fiton në shtëpi

Skuadra e Shkëndijës e ka humbur hapin me Vardarit, pas dështimit që kishte në duelin ndaj Horizont Turnovës, duke marrë parasysh se ka humbur dy pikë të mëdha me një skuadër që po kërkon mbetjen në Ligë.

Edhe pse të përzgjedhurit e trajnerit  Shpëtim Duro mendohej se me shumë lehtësi do të marrin tri pikët e radhës, kështu nuk doli të jetë. Të parët në epërsi kishin kaluar nikoqirët me golin që e shënoi Besart Ibraimi nga pika e bardhë, ndërsa mysaforët kanë barazuar me anë të Pandevit.

Zhunior i jep edhe një herë epërsinë kuqezinjve, por Najdenov e ka barazuar për herë të dytë rezultatin. Në minutën e 65-të, me kartonin e dytë të verdhë ndëshkohet Gjorgji Stoilov. Dhe kur mendohej se tri pikët do të jenë të sigurta, mbrojtja kundërshtare nuk u dorëzua për të marrë një pikë të madhe dhe duke i prishë planet Shkëndijës në garë për titull që tani mbetet tri pikë pas Vardarit, skuadër kjo që e mundi Bregallnicën me rezultat 3:1.

Shkupi ka qenë dominues në duelin ndaj Renovës dhe ka marrë fitore me 3 gola të shënuar dhe duke dominuar për 90 minuta ndeshjen. Në pjesën e parë ka shënuar golin e epërsisë Florent Osmani, i cili edhe një gol e ka shtuar në pjesën e dytë. Për të rrumbullakësuar fitoren u përkujdes Ardian Nuhiu. Shkupi kishte dhe disa raste përmes Janevskit, Arifit dhe Bajramit, por që mjaftuan tri gola për fitoren e parë në shtëpi dhe për tu ngjitur në pozitën e 4-të me 19 pikë, një më pak se i treti Rabotniçki që ka barazuar me Sileksin 0:0. Metalurgu ka demoluar me rezultat 5:1 skuadrën e Mlladost CD. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button