iPhone 6 shndërrohet në një peshore?

“Plum-O-Meter”, quhet aplikacioni që e shndërron telefonin tuaj në peshore.

Nëse keni në përdorim një iPhone 6S mund ta përdorësh këtë aplikacion duke vendosur një objekt me peshë të lehtë në ekranin me prekje, për ta matur masën e tyre, transmeton Tesheshi.

Elementi më i rëndë në ekran shënohet me rreth të gjelbër, ndërsa masa e sendit shfaqet si përqindje nga masa maksimale e lejuar në ekran.

Për shkak se aplikacioni nuk jep masën e saktë të sendeve, nuk është shumë i dobishëm për disa njerëz, dhe prandaj dizajnerët “FlexMonkey Towers” u bëjnë thirrje të gjithë programuesve po qe se kanë ndonjë ide, ta shpërndajnë me ta dhe ta përmirësojnë aplikacionin që të jetë më praktik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button