Marrëveshje bashkëpunimi mes arkivave të Maqedonisë dhe Shqipërisë

Arkivat e shteteve të Maqedonisë dhe Shqipërisë në të ardhmen do të bashkëpunojnë për të shkëmbyer materiale dhe dokumente të ndryshme me rëndësi për pasurimin e mëtejshëm të arkivave të të dy shteteve. Për këtë, sot u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi mes tyre ku po ashtu, këto dy institucione, lajmëruan se është filluar një nismë për krijimin e Këshillit të Arkivave të Evropës Juglindore dhe deri tani asaj i janë bashkuar institucionet e arkivave të shtetit të Kosovës, Malit të Zi dhe Bullgarisë.

Marrëveshja
Marrëveshja

“Ky takim, për të nënshkruar këtë marrëveshje është vetëm paralajmërim i asaj që do të realizohet në të ardhmen. Më shumë shtete ramë dakord që diçka e këtillë është e nevojshme dhe kur ta kërkojë nevoja, në pajtim me rregullat, të hapen arkivat, të jenë më të arritshme dhe kuptohet, profesionistët të kenë bashkëpunim më të afërt.” – tha Filip Petrovski, Drejtor i Arkivave të Maqedonisë.

“Jam shumë i kënaqur me nënshkrimin e kësaj marrëveshje sepse është në interes të të dy institucioneve tona. Interesi parësor lidhet me pasurimin me dokumentacion të arkivave tona në mënyrë reciproke. Petrovski është një nga iniciatorët kryesor për këtë nismë dhe e ka mbështetjen e plotë edhe të arkivave të Shqipërisë.” – u shpreh Gjet Ndoj, Drejtor i Përgjithshëm i Arkivave të Shqipërisë.

Të dy institucionet paralajmëruan që ky këshill do të marri formën e plotë në një takim në pranverë që u paralajmërua të realizohet në Shkup me të gjithë drejtorët e arkivave të shteteve të regjionit duke filluar nga drejtori i arkivave të Turqisë, Bullgarisë, Rumanisë, Serbisë, Malit të Zi, Kosovsë, Kroacisë etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button