Bursaspor kërkon Berishën dhe Latifin

Pjesëmarrja historike në Ligën e Evropës dhe aktivizimi i talentëve të rinj të skuadrës në ndeshjet ndërkombëtare, duket se ka dhënë efektin te Skënderbeu.

Klubet jashtë Shqipërisë kanë nisur të shfaqin interes për yjet e pesë herë kampionëve. Në “Elbasan Arena”, për sfidën me Sportingun e Lisbonës, i pranishëm ishte edhe presidenti i Bursasporit, Recep Bolukbası. Drejtuesi i klubit të Superligës turke shoqërohej nga bashkëpunëtorët e tij, ndërsa ekipi nga gadishulli i Anadollit mendohet se është i interesuar për dy apo tre elementë të korçarëve.

Mes emrave të lakuar janë ata të dy mesfushorëve e krahut nga Kosova, Bernard Berisha dhe Liridon Latifi. Nuk mungon interesimi edhe për 20-vjeçarin nga Mali, Bakary Nimaga dhe sulmuesin nigerian, Peter Olayinka. Nuk mungojnë ofertat as për mborjtësit Bajram Jashanica dhe Leonit Abazi. Çmimet e lojtarëve sillen rreth 1 milionë euro dhe tashmë sipas kryesisë së klubit korçar ofertat janë të shumta në drejtim të tyre.

/Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button