Irani shton sulmet kibernetike ndaj SHBA-ve

arda Revolucionare e Iranit, në javët e fundit ka shtuar sulmet kibernetike ndaj postave elektronike dhe llogarive të mediave sociale amerikane, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas shkrimit të gazetës Wall Street Journal, të autorizuarit amerikanë mendojnë se sulmet kibernetike janë në lidhje me arrestimin e biznesmenit amerikan me prejardhje iraniane Siamak Namazi në Teheran.

Të autorizuarit thonë se Trupat e Gardës Revolucionare Islamike po bëjnë luftë kibernetike kundër institucioneve të qeverisë amerikane. Ata theksuan se me arrestimin e Namazi-t ndodhën edhe sulmet kibernetike, në periudhën e njëjtë.

Të autorizuarit bëjnë të ditur se njerëzit që dëmtohen nga sulmet kibernetike janë gazetarët, akademikët dhe oficerët. Ministria e Jashtme amerikane njoftoi se edhe llogaritë e të autorizuarve të Zyrës së Çështjeve të Iranit dhe Lindjes së Afërt janë prej stafit të qeverisjes që vuajnë nga sulmet.

Arrestimi i Namazi-t, i cili dëshiron që ti forcojë marrëdhëniet ekonomike dhe diplomatike mes Iranit dhe SHBA-ve dhe i cili është një mbështetës i fortë i marrëveshjes bërthamore mes vendeve perëndimore dhe qeverisë së Teheranit.

Ndërsa arrestimi i një biznesmenit libanez i cili posedon “kartën e gjelbër”, ngjalli kritika të reja në Kongresin amerikan në lidhje me marrëveshjen bërthamore.

Zëdhënësi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Iran i cili ndodhet në New York, njoftoi se Irani akuzohet për zhvillimin e luftës së vazhdueshme kibernetike. “Faktikisht Irani ështe cak i sulmeve kibernetike”, tha ai.

“Më 14 korrik, në kryeqytetin e Austrisë në Vjenë ishte arritur në marrëveshje bërthamore mes Iranit dhe pesë anëtarëve të përhershme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, SHBA-të, Rusia, Kina, Anglia, Franca dhe Gjermania (P5+1).

Pas miratimit në Parlamentet të SHBA-së dhe Iranit, ishte kaluar në procesin e zbatimit të marrëveshjes bërthamore e cila njihet si “Plani i Veprimit të Përbashkët Gjithëpërfshirës”.

Në përputhje me marrëveshjen bërthamore ishte vendosur që qeveria e Teheranit të përmbushë angazhimet e dhëna, kurse në këmbim të kësaj BE-ja, SHBA-të dhe vendet tjera ti heqin sanksionet ekonomike dhe financiare të vendosura ndaj Iranit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button