Maqedoni, pacientët me HIV kanë frikë se do të mbeten pa ilaçe

Pacientët me diagnozë HIV momentalisht terapinë e duhur e marrin rregullisht në Klinikën për Sëmundje Infektive, por kanë frikë se mund të mbeten pa ilaçe, prej momentin kur Drejtoria Doganore publikoi se më 6 tetor ka zbuluar 765 ilaçe me prejardhje nga India, në të cilat përskaj paketimit origjinal u janë ngjitur etiketa false, njofton Nova.

Sipas Drejtorisë Doganore, është alarmuar menjëherë Agjencia për ilaçe, për këtë dukuri.

Nga ana tjetër nga Agjencia për Ilaçe për momentin nuk mund të vërtetojë nëse ilaçet janë të falsifikuara.

“Agjencia po bën analizat e tyre dhe pas marrjes së rezultateve. Agjencia për Ilaçe garanton kualitetin e secilit seri ilaçesh që hyn në vend. Asnjë ilaç nuk mund të lëshohet në shitje pa miratimin e Agjencisë për Ilaçe” tha Marija Darkovska – Serafimovska, drejtoreshë e Agjencisë për ilaçe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button