Fëmijët palestinezë kërkojnë mbrojtje nga OKB-ja

Një grup fëmijësh palestinezë në Bregun Perëndimor mbajtën një protestë para ndërtesës së Kombeve të Bashkuara duke kërkuar mbrojtje ndërkombëtare për fëmijët palestinezë, raporton Anadolu Agency (AA).

Nxënësit duke mbajtur në duar fotografitë e fëmijëve palestinezë të plagosur dhe të arrestuar nga ushtarët izraelitë, i kanë dorëzuar një letër zyrtarëve të Kombeve të Bashkuara dhe Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki Moon.

Vela el-Kavasimi një prej nxënësve që ka folur për gazetarin e AA-së është shprehur se dëshirojnë ti thonë Sekretarit të Përgjithshëm të OKB se në shtëpitë e tyre dhe në prehërin e nënës dhe të atit nuk ndjehen të sigurtë.

“Jemi të shqetësuar për veten tonë dhe martirët, të plagosurit apo për jetën e shokëve tanë të arrestuar. Kërkojmë vetëm të drejtat tona legjitime”, ka thënë nxënësja palestineze.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë Palestineze që nga fillimi i tetorit e deri më tani në Bregun Perëndimor, Rripin e Gazas dhe në Jerusalem si pasojë e ndërhyrjeve të ushtarëve izraelitë jetën e kanë humbur 17 fëmijë dhe 495 të tjerë janë plagosur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button