LR – PDSH dega e Çairit zgjedh kryetarin e ri

Më 03.11.2015 në ora 19.00 në teatrin për fëmijë në Çarshinë e vjetër në Shkup u mbajt Kuvendi zgjedhor i LR – PDSH dega e Çairit, ku kryetar u zgjodh Rizvan Bela, profesor i Gjuhës dhe i Letërsisë Shqipe.

Në kuvend mbajti fjalim Kryetari z.Ziadin Sela, ndërsa i pranishëm ishte edhe nënkryetari Agon Ferati, si dhe anëtarë të tjerë të kryesisë qendrore të LR-PDSH dhe rreth 200 anëtarë të tjerë të Lëvizjes për Reforma nga Çairi.

Kryesia e Degës përbëhet prej: Gazmend Zaimi – Inxhinier i Mekatronikës, Besir Ajdini – Jurist, Marigona Emini – Juriste, Ajsun Ilazi – Biznes Menaxhment, Sara Imeri – Pedagoge, Lemiana Poliku – Ekonomiste, Sevime Hoxha – Prof. i Gjuhës Angleze, Ismail Ramadani – afarist, Ali Elezi – afarist, Hysamedin Bafqari – Prof. i Gjuhës Angleze, Elmedina Axhami – Juriste, Arian Selmani – Mjek fizioterapeut.

“Premtoj se do t`i shërbej qytetarëve dhe do të jem faktor bashkues në degë, apelojmë te të gjithë ata që duan të na bashkëngjiten se jemi të hapur për tu bashkuar me ne, do të punojmë në favor të qytetarëve”, tha kryetarit i ri i degës, Rizvan Bela./ Portalb

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. I dëshiroj sukses Rizës, një njeri me dinjitet dhe integritet,shpresojmë në këtë rini jo të korruptuar dhe jo të manipuluar të punojnë për mirëqenjen e gjithë qytetarëve e jo veq qytetarëve partiakë, duke njohur Rivën njeri i flajës dhe i punës i Urojmi që mandatin e kryetarit të degës ta mbaje me dinjitet dhe ne shërbim të gjithë qytetarëve ne komunen e çairit, shpresojmi në ndryshime të rrënjësishme ne zgjedhjet e ardhshme të kësaj komune të Uzurpuar nga Hajdutët, Matrapazët dhe Kriminelë të Ekonomisë së Komunës.ne krye me Izet Mexhitin dhe Beqir Hasanin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button