Nuk u arrestuan tri persona

[Recension: “U arrestuan tri persona nga aksioni i sotëm policor në Lagjen e trimave”]

Informacionet e ndjeshme të cilat plasohen në etër pa verifikime, janë shpifje dhe të njëjtat dëmtojnë profesionin. Raportimi duke mos iu referuar organeve kompetente në lidhje me çështjet si aksione policore dhe bilanc i të arrestuarve, për lexuesit mund të jenë tërheqëse por të njëjtat janë afatshkurtra sepse shpejt kuptohet e vërteta.

U arrestuan tri persona nga aksioni i sotëm policor në Lagjen e trimave screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “U arrestuan tri persona nga aksioni i sotëm policor në Lagjen e trimave”

Data dhe koha e publikimit: 28.10.2015

Data e recensionit: 29.10.2015

Recensues: Adrian Kerimi

Lajmi që po recensojmë na (dez)informon për të arrestuar, por i njëjti nuk bazohet në fakte dhe gazetari nuk e konfirmon arrestimin e tre personave.

Paragrafi i dytë me theks të veçantë flet për 3 tre persona të arrestuar, por një “fakt” i tillë është hedhur poshtë nga komunikata zyrtare e policisë, në të cilën thuhet se janë bastisur tre lokacione në kërkim të tre personave.

Janë arrestuar tre persona që kanë qenë të kërkuar pasi që hetimi e ka zgjeruar listën e personave të cilët në mënyra të ndryshme kanë marr pjesë në aktivitetet e grupit të armatosur.

Gazetari duhet të ketë kujdes kur raporton për çështje të ndjeshme. Për më tepër, në lajmet si ky, duhet sjellë detaje në lidhje me aksionin, qëllimi dhe rrethanat në të cilët është zhvilluar, gjithmonë duke u bazuar në qëndrimet dhe të dhënat zyrtare, nga organet kompetente.  Lexuesi është ai që jep vlerësimin, por konstatimin duhet ta japë gazetari dhe nëse i njëjti atë e bën duke plasuar informacione të paplotësuara, atëherë kemi të bëjmë më shpifje. Në gazetari vlen rregulli: “Më mirë të mos informojmë se sa të dezinformojmë”.

Supozohet se pjesa më e madhe e këtyre personave kanë qenë logjistik e grupit të armatosur.

Sfondi është pjesë shumë e rëndësishme e lajmit, pasi që me të përfundon strukturimi i tij. Në rastin konkret nuk kemi një sfond në lidhje me ndodhitë që i kanë paraprirë kësaj ngjarje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button