Gjykata Kushtetuese hedhë poshtë kërkesën e “Fokusit”, vendos në dobi të Mijallkovit

Gjykata Kushtetuese e ka refuzuar kërkesën për mbrojtje të të drejtave dhe lirive të cilën e kanë paraqitur gazetarët e Vllado Apostollov dhe Jadranka Kostova nga gazeta Fokus, në lidhje me verdiktin me të cilën ata kanë qenë të dënuar me 9000 euro për dëmtimin e imazhit dhe reputacionit të ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov, njofton Fokus, transmeton Portalb.

Mijallkov, padinë kundër “Fokusit”, e ka paraqitur për shkak të publikimit të dy teksteve, artikuj të cilët janë të bëra në bazë të deklaratës së ish ambasadorit në Çeki- Igor Ilievski.

Gjykata Themelore Shkup II, ka gjykuar se gazetarët janë përgjegjës për shpifje, të cilën ia kanë përbërë ish drejtorit të DSK-së Sasho Mijallkov, transmeton Portalb.

Gjykata Kushtetuese në vendimin e tij, thuhet, “Gjykata e shkallës së parë dhe të dytë, me të drejtë kanë konstatuar se nuk ekzistojnë baza që t’ua heq përgjegjësinë gazetarit, Vllado Apostollov dhe kryeredaktores Jadranka Kostova”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button