DAP detyrimisht do të paguajë taksa radiodifuzive

DAP u bën thirrje qytetarëve të cilët kanë borxhet të mbetura për taksë radiodifuzive t’i paguajnë në afat sa më të shkurtë të mundshëm, me qëllim që të mos i ekspozohen shpenzimeve shtesë për pagesë të detyrueshme dhe bllokim të llogarive të tyre.

-Me qëllim të shkurtimit të kohës dhe shpenzimeve për pagesën e taksës radiodifuzive, pa pritje në sportele, qytetarët mund të kryejnë pagesën e taksave me Viza, Maestro dhe MasterKard kartela përmes internetit, duke e shfrytëzuar shërbimin elektronik ‘e-Taksa radiodifuzive’ http://etax.ujp.gov.mk. Regjistrimi për e-Taksa radiodifuzive është falas, i shpejtë dhe i thjeshtë, vetëm që është e nevojshme qasje në internet dhe e-postë, porositin nga DAP.

Drejtoria iu rekomandon qytetarëve për kontroll të gjendjes së borxheve dhe për kontroll se kryerja e pagesës është evidente, ta shfrytëzojnë shërbimin elektronik e-taksa radiodifuzive ose me dëshmi për pagesën e kryer të drejtohen në zyrat tatimore me qëllim të sigurohen se nuk do të zbatohet pagesë  e detyrueshme e borxheve.

Më shumë informacione të dobishme qytetarët mund të marrin përmes Info qendrës së DAP-it në numrin 0800 33 000.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button