Si të humbni peshë pa dietë?

Për të hequr qafe disa kilogramë të tepërt, nuk duhet t’i nënshtroheni një diete të rreptë. Është e mjaftueshme t’i zbatoni disa nga këshillat që do t’i paraqesim në vazhdim dhe kilogramët vetë do të fillojnë të shkrihen.

– Menjëherë në terapi ujore: Në qoftë se trupi nuk ka ujë të mjaftueshëm në dispozicion, metabolizmi është tri deri në katër herë më i ngadalshëm. Prandaj, do të ishte mirë për të pirë gjatë ditës dy e gjysmë deri në tri litra ujë. Përcaktoni ditën kur vazhdimisht do t’i përmbaheni terapisë ujore: Akordoni alarmin në telefonin tuaj celular ashtu që çdo orë t’ju kujtojë për të pirë ujë.

Filloni në ora tetë të mëngjesit. Gotën e parë me ujë e pini në stomak bosh, për shkak se është mirë për tretje. “Terapia” përfundon në mes të orës 19:00 dhe 20:00. Një herë në javë, trajtojeni veten me një banjë me kripë deti. Në ujë të ngrohtë (37 gradë), derdhni një kilogramë kripë dhe përkëdhelni trupin për 15 minuta. Në atë mënyre largohen materiet e dëmshme të akumuluara.

– Përdorni çaj për humbje peshe: Në dyqane dhe barnatore keni një përzgjedhje të madhe të çajrave për humbje peshe dhe kundër celulitit, duke stimuluar metabolizmin në trup dhe çlirimin e trupit nga teprica e ujit. Zgjidhni një nga çajet dhe pini 2-3 gota në ditë. Ne ju rekomandojmë çaj të gjelbër, i cili në mënyrë efikase djeg dhjamin dhe parandalon bashkimin e qelizave yndyrore.

– Përdorni mëlmesa: Erëzat të tilla si xhenxhefil, hudhër, koriandër dhe kanellë kanë efekt termogjenë: Kjo d.m.th, që rrisin temperaturën e trupit dhe me këtë përshpejtohet dekompozimi i yndyrës (për 25 për qind).

Prandaj, ekspertët amerikanë rekomandojnë që dy shujtave ditore t’iu hidhni gjysmë luge çaji nga ndonjë prej këtyre erëzave.

– Hani fara: Farat e lirit përmbajnë biosupstancë (p.sh., omega- 3 acide yndyrore), të cilat stimulojnë metabolizmin e qelizave të mëlçisë dhe kështu përshpejtojnë shndërrimin e yndyrës në energji. Më së miri është që në mëngjes të përzieni 1-2 lugë fara liri në kos dhe lini për pesë minuta të qëndrojnë e pastaj e konsumoni, transmeton “Zëri.info”.

– Pini lëng boronice të kuqe: Studimet kanë treguar se lëngu i boronicës së kuqe ka efekt të madh për humbje peshe, pasi stimulon djegien e dhjamit dhe kontribuon në heqjen e ujit të tepërt nga trupi. Tri herë në ditë pini një gotë me këtë lëng, ndërsa efektin e humbjes së peshës mund të përmirësoni në qoftë se i shtoni kanellë. Kanella pengon sekretimin e tepruar të insulinës dhe rezultati është se nuk ka ndjenjë urie dhe në trup nuk depozitohen yndyrat.

– Truket me të cilat “mashtroni” urinë: Hani fruta të jugut. Aromat e grejpfrutit, portokallit dhe limonit nxisin sekrecionet e serotoninës, një hormon që punon kundër sulmeve të urisë dhe i lehtëson krizat që mund të ndodhin gjatë një diete.

Nëse ju hahet diçka e ëmbël, në vend të çokollatës hani fruta të tilla si rrushi ose ananasi, duke u përpjekur për t’i ngrënë ngadalë. Ato nuk përmbajnë yndyrë dhe do ta zvogëlojnë mallin tuaj për ëmbëlsirat.

Nëse hani supë para gjellës, do t’ju duhen 33 për qind kalori më pak gjatë shujtës kryesore. Gjithashtu mund të përdorni supë të çastit, por keni kujdes të mos përmbajë yndyrë të tepërt.

Nuk keni nevojë të zbrazni pjatën tuaj edhe pse jeni mësuar ashtu kur ishit fëmijë. Hani ngadalë dhe ndaloni kur nuk ndiheni të uritur, sepse kjo është një shenjë që nuk keni më nevojë për energji.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button