Davutoglu: Këto zgjedhje ishin një manifestim i madh i demokracisë dhe qytetarisë

Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) dhe kryeministri turk, Ahmet Davutoğlu sonte pas fitores së AK Partisë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura sot, ka thënë se këto zgjedhje ishin një manifestim i madh i demokracisë dhe qytetarëve të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA ).

“Kjo është një fitore e qytetarëve. Ne nuk kthehemi mbrapsht, as nuk do të kemi ndonjëherë përballje. Faleminderit për të gjithë për mbështetjen gjatë gjithë kohës,” tha Davutoğlu në një fjalim drejtuar popullit në qytetin ku ai edhe votoi, në Konia.

Ai theksoi se Turqia dhe pas këtyre zgjedhjeve do të vazhdojë të rritet dhe të përparojë si në vitet e mëparshme. “Kjo është një fitore e demokracisë dhe fitore e qytetarëve. Me ju, ne do të arrijmë më shumë në të ardhmen”, tha Davutoğlu.

Në Turqi sot u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Mbi 96 përqind të  votave janë numëruar tashmë, dhe Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) ka siguruar një fitore të madhe. Nga këto rezultate, AK Partia ka marrë 49.38 përqind me 315 deputetë.

Partia e parë opozitare Partia Popullore Republikane (CHP) deri më tani ka 25.35 përqind të votave, me 134 mandate.

Partia Lëvizja Nacionaliste (MHP) e opozitës ka marrë 11.97 për qind të votave me 42 deputetë, ndërsa Partia Popullore pro-kurde (HDP) 10.39 për qind, me 59 deputetë.

Ndërkohë 3.86 kanë marrë partitë e tjera të vogla, që nuk përkthehet në asnjë mandat deputeti.

Parlamenti turk ka një total prej 550 deputetësh, ndërkohë për formimin e qeverisë kërkohet një shumicë, minimumi prej 276 mandatesh parlamentare.

Në këto zgjedhje morën pjesë gjithsej 16 parti politike dhe 21 kandidatë të pavarur, ndërsa AK Parti që nga themelimi i saj në gusht të vitit 2001, fitoi në të gjitha zgjedhjet e mbajtura në vend.

Zgjedhjet parlamentare në Turqi mbahen çdo katër vjet. Procesi zgjedhor është i bazuar në bazë të 81 njësive zgjedhore, në po aq qytete të mëdha, kurse numri i përfaqësuesve nga çdo qytet vjen sipas kuotave të caktuara në bazë të regjistrimit të popullsisë. Stambolli siguron më së shumti përfaqësues- 88, pastaj Ankaraja 32, Izmiri 26, Bursa 18, ndërsa Konja 14 deputetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button