Daçiq: Do të luftojmë deri në fund që Kosova të mos bëhet anëtare e UNESCO-s

Prioritet i aktiviteteve të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë në javët e ardhshme do të jetë që një numri të vendeve t’iu paraqesë argumentet se pse Serbia është kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, ka thënë zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, në konferencën e rregullt mujore për mediat në Beograd, raporton Anadolu Agency (AA).

“Mënyra e votimit është e ndryshme nga Këshilli Ekzekutiv, kësaj radhe nevojiten dy të tretat e votave, por të atyre që morën pjesë në votim. Kjo do të thotë se abstenimet nuk numërohen, numëron vetëm votat pro dhe kundër. Llogariten votat e dy të tretave të shumicës së votuesve. Në këtë situatë, nëse  do të votohej kështu në Këshillin Ekzekutiv, kërkesa e Shqipërisë nuk do të ishte miratuar”, tha Daçiç.

Ai shtoi se Serbia është duke bërë përpjekje të mëdha që t’ju sqarojë sa më shumë vendeve të botës argumentet dhe qëllimi kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.

“Çdo herë i kemi treguar këto foto, Hashim Thaçi thoshte se kjo është propagandë. Çfarë propagandë është kjo kur shikoni kisha të shkatërruara, manastire dhe kisha të djegura, kur shikoni skenat e shkatërrimit, kur shihni mijëra shqiptarë para kishës, ku njëri prej demonstruesve thyen kryqin dhe hedhur atë në tokë për të kënaqur të pranishmit dhe ai që e bëri këtë nuk është dënuar. Cila është garancia që kjo nuk do të ndodhë nesër”, tha Daçiç.

Në vazhdim të paraqitjes së tij kritikoi edhe vendet perëndimore për mbështetjen e tyre që po ia japin Kosovës duke shtuar se akoma nuk e ka të qartë se pse gjithë kjo mbështetje, në një kohë që Evropa dhe bota po ballafaqohen me probleme të shumta, si kriza e refugjatëve, terrorizmi dhe të tjera.

Ai më tej shtoi se kishte marrë një ftesë për të marrë pjesë në takimin e Grupit të Vishegradit, në Pragë, por nuk ishte i sigurt nëse do të merrte pjesë në këtë takim, pasi që Republika Çeke, pavarësisht të gjitha paralajmërimeve të bëra solli vendim për të mbështetur anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

“Dhe vendet që janë në rajonin tonë duhet të kuptojnë se një qëndrim i tillë ndaj Serbisë nuk është miqësor dhe ata nuk mund të presin që ne të jemi miq të tyre më shumë se ata që janë ndaj nesh. Ne do të kemi ‘marrëdhënie paqësore’, do të vazhdojmë bashkëpunimin, por si me çdo vend tjetër. Serbia nuk është shtet aq budalla që të mos shikojë. Do të kenë edhe ata ndonjë kërkesë”, ka thënë Daçiç, duke shtuar se kjo vlen edhe për Malin e Zi, Maqedoninë, Bullgarinë, Slloveninë.

“Nuk mund të kuptoj se Japonia dhe Koreja kanë më shumë arsye për të abstenuar, nga miqtë dhe vëllezërit tonë të rajonit. Ose, Papua Guinea e Re, të cilët ndoshta nuk e dinë se ku ndodhemi. Këto janë vendet që e kanë njohur Kosovën. Ne nuk presin që vendet e rajonit tonë të tërheqin njohjen e Kosovës, kjo është një çështje krejtësisht tjetër”, tha Daçiç.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button