Balla: Sali Berisha, agjenti i fundit i UDB-së në Shqipëri

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi dje se Sali Berisha është agjenti i fundit i UDB në Shqipëri.
Sipas Ballës, Sali Berisha del gjithmonë kundër zhvillimeve pozitive në interes të shqiptarëve. Balla aludoi se Serbia, me anë të Berishës, lufton kundër interesave të shqiptarëve.

“Po një gjë doja ta thoja, Sali t’i mbetesh një UDB-ist i thekur, i fundit ndoshta agjent që i ka mbetur atij shërbimi famëkeq. Njeri që nuk heq dorë, sa herë ka një zhvillim pozitiv, del gjithmonë Saliu për të prishur atë zhvillim pozitiv. Se nëse do e kishe dashur Preshevën, do kishe shkuar njëherë të vetme si kryeministër, do kishe dërguar një abetare të vetme në Preshevë, në 20 vjet nuk e bëre kurrë këtë. Ky është fakti drithërues, Saliu-UDB që qenka lidhja më e fortë që nuk qenka prishur ndonjëherë”, ka deklaruar Balla.

Reagimi i Ballës erdhi pas komenteve të Sali Berishës rreth zhvillimeve në Preshevë. Berisha bëri të ditur në sallën e Kuvendit se Presheva para dy ditësh ka shpallur autonominë ndaj Serbisë. Berisha mandej këshilloi shqiptarët që të mos ndërmarrin ndryshime me dhunë në kufij, pasi kjo shkel çdo Konventë të të Drejtave të Njeriut.
“Vlerësoj aktin e tyre, madje kjo do e bëjë Serbinë më të lirë. Nuk mbështes asnjë kërkesë të ndryshimit të kufijve me dhunë, por të gjitha në kuadër të konventave të të drejtave të njeriut atje. U them atyre që nuk duhet të jemi në asnjë rrethanë në dëshirën e nacionalizmit serb. Presheva autonome, mund të gjejë spektrin më të gjerë që meriton. Unë ftoj Parlamentin Shqiptar me një rezolutë të mbështesë këtë akt, natyrisht të shprehet në këtë kuadër, kuadrin e konventave evropiane”, ka theksuar Berisha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button