“Qemal Stafa” shëmbet në muajin janar (Video)

Stadiumi Kombëtar i Shqipërisë “Qemal Stafa” në muajin janar do të shëmbet i tëri, për tu ndërtuar një impiant i ri modern, ku kombëtarja shqiptare, do të zhvilloje ndeshjet pritëse në zbatim dhe të premtimit, që Kryeministri Edi Rama dha në ceremoninë e kualifikimit të Shqipërisë në Europianin Francë 2016.

Projekti mbetet i njëjti me atë që Federata e Futbollit të Shqipërisë ka paraqitur disa muaj më parë. Projekti është dizenjuar nga italianët.
Stadiumi do të ketë një kapacitet prej 22 mijë vendesh dhe do të jetë i gjithi i mbuluar. Madhësia e stadiumit parashikohet diku te 43 mijë metra katror, ku 8 mijë metra do të jenë njësi biznesi dhe 4 mijë metra do të shfrytëzohen nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Në stadium pritet të ketë dhe një pllakë të argjend me të gjithë emrat e lojtarëve të përfaqësueses kombëtare që realizuan ëndrrën e kualifikimit të Shqipërisë në Europian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button