Nxënësit i drejtohen avokatit të popullit për presionet

Kanë ardhur edhe reagimet e para nga Avokati i Popullit për studentë të cilët ankohen për presione nga ana e udhëheqësve të shkollave dhe arsimtarëve të cilët u rekomandojnë që të mos dalin në protesta që sipas tyre ata dalin për reformat e këqija në arsim, njofton Telegrafi.

Avokati i Popullit, Ixhet Memeti, thotë se nga frika, nxënësit në mënyrë anonime i kanë dorëzuar ankesat, ai pasi t’i shikojë do të hapë lëndë.

Nxënësit gjatë javës që kaloi përmes një protestë edhe njëherë kërkuan modifikimin e testimit ekstern dhe kthimin e maturës shtetërore në sistemin e vjetër.

Ministri i arsimit, Ademi, përsëri tha se konceptin e ri të testimit ekstern do ta shikoj përmes debatit publik por nxënësit thonë se duhet të jenë të kënaqur të gjitha palët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button