Horoskopi ditor, e mërkurë 4 gusht 2021

Dashi

Për ata që janë në çift dita e sotme parashikohet të jetë e kënaqshme dhe e mbushur me momente gëzimi. Çdo çast që do kaloni në prani të njeri-tjetrit do përjetoni emocione të bukura dhe të forta. Në planin financiar yjet parashikojnë fatin në anën tuaj, kështu që mund të shpenzoni pa frikë për planet tuaja.

Demi

Do të jetë një ditë e qetë për ju që jeni në një marrëdhënie. Dhe e kjo e gjithë falë besimit të plotë që keni krijuar tek partneri juaj. Do të shkoni pas tij kudo që ai ju tërheq. Mos u merakosni pasi as ai nuk do ju zhgënjejë në asnjë çast. Ndërsa në planin financiar duhet të punoni më tepër që të ardhurat tuaja të rriten.

Binjakët

Tregohuni sa më të kuptueshëm dhe të dashur me partnerin sot sepse vetëm në këtë mënyrë do arrini që të përmirësoni marrëdhënien tuaj. Anashkaloni inatin dhe kokëfortësinë gjatë dialogut me partnerin, sepse një gjë e tillë nuk do ju çojë askund. Përsa i përket beqarëve sot parashikohet një nga ato ditë të mërzitshme, ku edhe dëshira për të dalë do t’ju mungojë.

Gaforrja

Marrëdhënie të qetë do të kalojnë çiftet e Gaforres gjatë kësaj të mërkure. Dhe kjo falë planetit të Jupiterit i cili do të jetë në anën tuaj. Dashuria juaj do të jetë e pakushtëzuar sot ndaj njeri-tjetrit, prandaj gjithçka do të ecë sipas dëshirave tuaja. Financat do kenë përmirësime, prandaj sot ju lejohet të bëni edhe shpenzime.

Luani

Do të përballeni me vuajtje dhe mërzi nëse gjatë kësaj dite vendosni që të bëni lojëra me ndjenjat e partnerit tuaj. Hiqni dorë nga xhelozia dhe provokimet sepse më pas pendimi nuk do ju vlejë për asgjë. Me financat tregohuni të kujdesshëm pasi në të kundërt do të hasni probleme serioze.

Virgjëresha

Marrëdhënia juaj në çift do të përfshihet nga rutina dhe asgjë e veçantë nuk do t’ju ndodhë përgjatë kësaj dite. Kjo gjë do bëjë që herë pas here të ndiheni edhe keq për shkak të mosorganizimit me të dashurin tuaj. Ajo që keni nevojë është të bëni diçka ndryshe, prandaj mos prisni nga të tjerët por merrini vetë frenat në dorë. Sot duhet të tregoheni të kujdesshëm edhe me shëndetin.

Peshorja

Paqëndrueshmëri për çiftet në këtë të mërkurë. Sot do të kërkoni gjëra të ndryshme nga partneri të cilat ai nuk mund t’ua plotësojë të gjitha dhe kjo do sjellë disa debate mes jush, Duhet të tregoheni më me këmbë në tokë në kërkesat tuaja, pasi mirëkuptimi do zgjidhte gjithçka mes jush. Në planin financiar nuk do hasni probleme.

Akrepi

Ditë e trazuar dhe e mbushur me mosmarrëveshje për ata që janë në një marrëdhënie. Duhet të tregoheni të kujdesshëm në çdo hap që hidhni me partnerin, përndryshe do të pendoheni më pas. E kundërta ndodh me beqarët, për të cilët parashikohet ditë me fat, madje disa mund të kenë edhe njohje të reja.

Shigjetari

Për të dashuruarit dita e sotme paraqitet e qetë dhe pa asnjë problem. Mjaftojnë edhe shikimet që këtë të mërkurë të kuptoheni mjaft mirë. E kundërta do të ndodh me financat, të cilat nuk do të jenë në nivelin e tyre më të mirë. Duhet të tregoni kujdes me shpenzimet që gjërat të mos marrin tatëpjetën.

Bricjapi

Nuk do keni mosmarrëveshje në çift gjatë kësaj dite. Kjo e mërkurë do të kalojë e qetë, pasi as emocione apo diçka që do ju nxjerrë nga rutina nuk do jetë pjesë e saj. Për çdo gjë flisni hapur me partnerin dhe gjërat mund të ndryshojnë në mbrëmje. Në planin financiar nuk duhet të shqetësoheni, pasi çdo gjë e keni nën kontroll.

Ujori

Ndryshime radikale parashikojnë yjet për ata që janë në një marrëdhënie. Duhet të jeni të përgatitur sepse një ditë të tillë nuk e keni parë ndonjëherë as në ëndërr. Ato që do përjetoni do ju lënë me gojë hapur. Përsa i përket shpenzimeve duhet të tregoheni të kujdesshëm, pasi nuk mund të përballoni shumë blerje.

Peshqit

Me shumë mundësi sot partneri juaj do të jetë në humor dhe kështu mund të pranojë edhe ndonjë gabim tuajin për të cilin më parë mund të keni përfunduar në debate. Madje në mbrëmje parashikohet të përjetoni disa emocione falë një surprize nga partneri. Në planin financiar duhet të tregoheni të matur dhe gjërat do t’i keni nën kontroll.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button