Izairi: Do të pastrohet deponia e paligjshme në Haraçinë

Sot ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, vizitoi komunën e Haraçinës me ç’rast së bashku me kryetarin e komunës Brahim Ajvazi, dolën në terren për të inspektuar gjendjen e deponisë së paligjshme, e cila gjendet në dalje të Haraçinës.

Problemi me këtë deponi sërish po aktualizohet, ditëve të fundit me  mbushjen e vazhdueshme  të deponisë, për shkak të  hedhjes  së pakontrolluar dhe të paligjshme të mbeturinave komunale nga qytetarët e Haraçinës dhe për shkak të  problemeve me të cilat po përballen komuna dhe ndërmarrja komunale për pastrimin e këtyre mbeturinave.

Në deklaratën për media, ministri Izairi informoi se problemi me deponinë në Haraçinë do të zgjidhet në mënyrë të integruar dhe me vendosjen e deponisë rajonale në rajonin e Shkupit për çka janë siguruar mjete nga fondet evropiane IPA.  Mirëpo, duke pasur parasysh se procedura për ndërtimin e deponisë rajonale në rajonin planor verilindor është në një fazë shumë më të avancuar që nënkupton edhe blerje të mekanizmitadekuat, ministri Izairi njoftoi për mundësinë që e njejta të shfrytëzohet edhe për zgjidhjen e problemit në Haraçinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button