Gashi mund të luajë në Itali

Shkëlzen Gashi duket se nuk ka më vend në skuadrën e Baselit. Golashënuesi më i mirë në dy sezonet e fundit po kalon një krizë të madhe me trajnerin e ri Fischer, i cili nuk e aktivizon që nga momenti që goleadori kuqezi mori përsipër goditjen e një penalltie pa miratimin e trajnerit.
Jusifikimi i strategut të Baselit, ka bërë që futbollisti të nxirret në merkaton e janarit. Mediat helvete shkruajnë se Shkëlzen Gashi ka ikur nga Baseli, përcjell “Albeu.com”.

Në të kundërt, ai rrezikon dy gjëra: së pari, për të shkatërruar çdo gjë, atë që e ka ndërtuar si një golashënues në dy sezonet e fundit, dhe, së dyti, kështu ka për të humbur vendin e tij në Kombëtaren e Shqipërisë. Lazio ose Fiorentina mund të jenë dy nga skuadrat që mund të shfaqin interes për Gashin në janar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button