Asgjë nga derbi, fitojnë Shkupi e Renova

Derbi ndeshja e xhiros së 11-të, të Ligës së Parë të Maqedonisë Vardari – Shkëndija është mbyllur me barazimin pa gola. Kështu me ndarjen e pikëve këto dy skuadra nuk kanë ndërruar as pozitat e tyre në renditje, ku Vardari mbetet i pari me 27 ndërsa Shkëndija ka një më pak.

Skuadra e Shkupit në derbin lokal me Metalurgun të luajtur në Veles ka marrë fitore që i dhanë tri pikë me shumë vlerë. Golin e vetëm e kishte shënuar koreani Beom në minutën e 40-të.

Po aq gola u shënuan edhe në ndeshjen Renova – Mlladost, ku skuadra nga Xhepçishti iu gëzuar fitores falë golit të Argjent Gafurrut në minutat shtesë.

Ndërsa dy ndeshjet e tjera Bregallnica – Sileksi dhe Horizonti – Rabotniçki u mbyllën pa fitues dhe ate me rezultate 1:1 gjegjësisht 2:2.

Rezultatet:
Bregallnica 1:1 Sileksi
Metalurgu 0:1 Shkupi
Renova 1:0 Mlladost
Horizont 2:2 Rabotniçki
Vardari 0:0 Shkëndija

Tabela: 1. Vardari 27,2) Shkëndija 26, 3) Sileksi 17,4) Shkupi 14, 5 Mlladost CD 13 (-1), 6) Rabotniçki 12 (-1), 7) Bregallnica 12, 8) Renova 12, 9) H. Turnova 10, 10) Metalurgu 5 pikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button